Sureja e bereqetit,sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi me lejen e Zotit

Dëgjoje me kufje këtë sure (sure el bekare)

ose

Lexoje surën el bekare (arabisht,mundohesh ta kuptosh ne përkthim shqip si dhe me komentator(dijetar) të tefsirit. (Kjo është më e dobishmja.

ose

lëshoje të dëgjohet në dhomë pa i penguar anëtaret e familjes.

Nëse e veren se në shtëpi me të vërtetë janë rritur problemet, ngriten zërat dhe është shfaqur xhelozia, dije se shejtani është strehuar në të, andaj mundohu ta dëbosh atë nga ajo.
Por vallë si ?
Ja ky është i Dërguari i All-llahut që i përgjigjet kështu kësaj pyetje: “C’do send ka kulm e kulmi i Kur’anit është kaptina “El-Bekare”, nëse e dëgjon shejtani leximin e kaptinës “El-Bekare” në një shtëpi largohet nga ajo shtëpi.
Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejra [All-llahu qoftë i kënaqur me të] se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varreza, e në atë shtëpi që lexohet kaptina El-Bekare nuk hyn shejtani”.Provojeni…dhe pas disa ditësh (min. 40 dite) tregojeni përshtypjet e juaja…

https://youtu.be/5w87mAgqph4

CILA ËSHTË MAGJIA MË E PËRHAPUR NË TROJET TONA ?

Prej llojeve të magjisë ( sihrit ) që më së shumti është e përhapur në trojet tona, dhe me të cilën magji është për qëllim shkatërimi, dhe coptimi i familjes është :

stërpikja me gjak para derës kryesore të shtëpisë, hedhja e dheut para derës kryesore i marur prej ndonjë varri, si dhe përmes vezës, të cilën e fshehin nëpër vende të fshehura, ku nuk mund të hynë as pul e as mac.

Pa dyshim se për shkak të këtyre magjive në të ardhmen paraqiten shumë pasoja, nëse nuk shërohen me Kuran.

Prej pasojave që mund të paraqiten janë :

-Penges në martesë
-Penges në shtatzani
-Penges në bereqet
-Probleme shëndetsore, etj.

[{…por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm…}] Bekare:102
/Hoxhë Sinan Rushiti/

Zemrat gjejnë paqe në përkujtimin e All-llahut

Sipas hulumtimeve të kryera nga David B. Larson, i Qendrës Kombëtare Amerikane për Hulumtime Shëndetësore, dhe ekipit të tij, krahasimet e Amerikanëve të devotshëm dhe atyre jo-fetarë kanë dhënë rezultate shumë befasuese.

Për shembull, njerëzit fetarë vuajnë 60% më pak nga sëmundje të zemrës sesa ata me pak ose aspak besim fetar, niveli i vetëvrasjeve në mesin e tyre është 100% më i uët, ata vuajnë shumë më pak nga niveli i lartë i sheqerit në gjak, dhe ky raport është 7:1 në mesin e duhanpirësve. 65

Ishte raportuar në një studim të botuar në International Journal of Psychiatry in Medicine, një burim i rëndësishëm shkencor, që njerëzit të cilët e përshkruajnë veten se nuk kanë asnjë besim fetar sëmuren më shpesh dhe kanë jetë më të shkurtër. Sipas rezultateve të hulumtimit, ata që nuk janë besimtarë ka gjasa dyfish më të mëdha të preken nga sëmundjet e stomakut-zorrëve se besimtarët, dhe norma e vdekshmërisë së tyre nga sëmundjet e frymëmarrjes është 66% më e lartë se ajo e besimtarëve.

Psikologët laik kanë tendencë për t’iu referuar shifrave të ngjashme si “efekte psikologjike.” Kjo do të thotë se besimi ngre shpirtërat e njerëzve, dhe kjo ndikon pozitivisht në shëndet.
Ky shpjegim mund të jetë vërtetë i arsyeshëm, por kur ekzaminohet çështja shfaqet një përfundim më i habitshëm. Besimi në Allah është shumë më i fortë se çdo ndikim psiqik. Hulumtimi me gamë të gjerë për lidhjen ndërmjet besimit fetar dhe shëndetit fizik i kryer nga Dr. Herbert Benson i Fakultetit Mjekësor të Harvardit prodhoj përfundime të habitshme në këtë fushë. Pavarësisht se vet nuk ishte besimtar, Dr. Benson kishte rënë në përfundim se adhurimi dhe besimi në Allah kishte më shumë efekt pozitiv në shëndetin e njeriut se ajo e vërejtur në çdo gjë tjetër. Benson konstaton se ka arritur në përfundim se nuk ka besim që jep më shumë paqe mendore se besimi në Allah. 66

Cila është arsyeja për këtë lidhje ndërmjet besimit dhe shpirtit njerëzor e trupit? Përfundimi I arritur nga hulumtuesi laik Benson është, me fjalët e tij, se trupi I njeriut dhe mendja janë të rregulluara të besojnë në Allah. 67

Ky fakt, që bota mjekësore ngadalë ka filluar t’a vlerësojë, është një sekret i shpallur në Kur’an me këto fjalë: …pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.” (Kur’an, 13:28) Arsyeja pse ata që besojnë në Allah, që falen dhe shpresojnë në Të, janë psiqikisht dhe fizikisht më të shëndosh është se ata sillen në përputhje me qëllimin e krijimit të tyre. Filozofitë dhe sistemet që kundërshtojnë krijimin e njeriut gjithmonë shpijnë vuajtje dhe pakënaqësi. Mjekësia moderne tani është duke tentuar drejt realizimit të kësaj të vërtete.

Siç u shpreh Patrick Glynn: “Kërkimet shkencore në psikologji gjatë 25 viteve të fundit kanë treguar se,…besimi fetar është një nga lidhjet më të qëndrueshme të shëndetit mendor dhe lumturisë së përgjithshme.”68
——————–
65. Patrick Glynn, God: The Evidence, The Reconciliation of Faith and Reason in a Postsecular World (California: Prima Publishing: 1997), 80-81.
66. Herbert Benson, and Mark Stark, Timeless Healing (New York: Simon & Schuster: 1996), 203.
67. Ibid., 193.
68. Glynn, God: The Evidence, The Reconciliation of Faith and Reason in a Postsecular World, 60-61

Të thënurit Bismilah

Të thënurit Bismilah
Kur thua “Bismilah” para çdo pune që e bëni, ju po e kërkoni
ndihmën përmes Emrit të Allahut në atë punë; jo vetëm që do
të bekohet ai aktivitet por as shejtani nuk ka mundësi të jetë
pjesë e tij! Pra, gjithmonë thuani “Bismilah” para çfarë pune
që bëni!
SubhanAllah, është lehtë për ne të harrojmë të themi
“Bismilah”. Nganjëherë për shkak që jemi mësuar ta themi atë
gjithmonë ne nuk mund ta mbajmë në mend nëse e kemi thënë
apo jo! Mundohu të bëhesh i vetëdijshëm kur thua “Bismilah”
dhe kuptoje se çfarë po thua para se ta bësh atë.

Të ushqyerit me hallall

Ai do t’i ndëshkojë ata për shpifjet e tyre.” (Kur’an: 6:138), ky është përfundimi i gjykimit të Allahut ndaj atyre të cilët ndalojnë atë që Ai ka lejuar dhe lejojnë atë që Ai ka ndaluar.

Kështu, qëllimi ynë nuk është ndalimi i të mirave të Allahut ndaj jush e as lejimi i ndalesave të Tij, por qartësimi i të mirës dhe ndarja e saj nga e keqja. Ne jemi vetëm informues, kurse ata që vendosin mbi veten e tyre jeni ju, megjithëse çdo zgjedhje tjetër përveç rrugës së Allahut është devijim i udhëhequr nga një shejtan (i mallkuar qoftë). Këtë All-llahu e vërteton me ajetin kur’anor: “O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.” (Kur’an: 2:168)

Pra, pika nga e cila duhet të fillojmë është të vetëdijesuarit tonë për të kuptuar se nuk na është e lejuar të blejmë dhe të konsumojmë gjithçka që shohim në shitoret në të cilat tregtojmë, por duhet të kemi kujdes në përzgjedhje.

Në ditët e sotme të një jete shumë dinamike dhe të shpejtë ku të shumtën e kohës terri i mëngjesit dhe terri i mbrëmjes na përcjellin rrugës e cila na shpie kah vendi i punës dhe kah vendi i banimit, nuk e kemi të thjeshtë të e ndajmë ushqimin e lejuar nga ai i ndaluari (pra ushqimin dobiprurës nga ai dëmprurës) sepse ushqimet janë të shumtë, me mijëra në lloje dhe përbërja e tyre është e ndryshme.

Ne nuk e kemi zgjedhur problemin vetëm duke mos konsumuar mishin e derrit dhe alkoolin, apo thjesht vetëm duke zbatuar në përgjithësi ajetin kur’anor: “Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e Allahut, e fryra, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therur për idhuj…” (Kur’an: 5:3).

Në asnjë aspekt qëllimi nuk është në mohimin e ajetit kur’anor, por se shikimi i thjeshtë ndaj tij që ne të shohim vetëm se një ushqim është mish derri apo një gotë lëngu është alkool është i mangët dhe nëse ne vetëm kaq interesohemi mbi ushqimin tonë atëherë shpërfillim fjalën e Allahut të thënë në shumë ajete kur’anore ku përmend shprehjet: Hani nga të mirat, ushqimet e mira, e lejuar dhe e mire.

Ne jemi të obliguar të ushqehemi me ushqim të mire në cilësi dhe të lejuar në përbërje.

Gjatë të ushqyerit tonë duhet të kuptojmë që ushqimi duhet të jetë i lejuar dhe i mirë që të plotësojmë urdhrin e Allahut: “Hani nga ajo që All-llahu ju furnizoi si të lejuar (hallall) të mirë dhe, duke qenë se ju Allahut i besoni, ruajuni dënimit të Tij!” (Kur’an: 5:88) dhe “Hani nga të mirat që u dhuruam, e mos u bëni përbuzës….” (Kur’an: 20:81)

Ushqimet e mira “ janë në këtë botë për ata që besuan” (Kur’an: 7:32), kështu që ne duhet t’i kërkojmë (t’i gjejmë) ato dhe të ushqehemi me to për të përmbushur nevojat tona dhe për të plotësuar urdhrin e Allahut.

Akti i të ushqyerit nuk përfshin vetëm aktin e ngrënies së ushqimit, por edhe atë të tregtimit të tij. Ne duhet të jemi të kujdesshëm se prej nga furnizohemi me ushqim, gjegjësisht duhet të zgjedhim shitoren tek e cila blejmë ushqimin tonë.

Pa dyshim se duhet t’iu shmangemi vendeve të dyshimta të tregtimit të ushqimeve, kështu që duhet të përqendrohemi në blerjen e ushqimeve tek vendet për të cilat kemi informacione si vende më të pastra lidhur me të lejuarën (hallallin).

Padyshim, këto shitore janë ato të poseduara nga menaxhues muslimanë, që mund të jenë të rralla në vendet në të cilat jetojmë ne, pastaj pas tyre vijë ato shitore në të cilat punojnë muslimanë, pastaj shitoret të cilat janë të jomuslimanëve e që janë të përqendruara në tregtimin e ushqimeve të pastra, pastaj janë ato të cilat nuk i shohim si të përshtatshme për ne, por në të cilat regëtojnë Ithtarët e Librit (të krishterë, hebrenjtë). Megjithatë gjithmonë duhet anuar kah shitoret muslimane.

Gjykimi i këtillë vije si përgjigje ndaj ajetit kur’anorë: “Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar)…. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.” (Kur’an: 5:5)

All-llahu na lejon blerjen e ushqimit nga besimtarët e librit (krishterët dhe hebrenjtë) si dhe shitjen atyre të produkteve tona, si dhe blerjen e ushqimeve (kur nuk kemi zgjedhje tjetër) në vendet në të cilat ata tregtojnë. Blerja e produkteve të tyre është i kufizuar dhe nuk është i lirë që nënkupton blerjen e ushqimit të lejuar (hallall) nga ata dhe largimi nga ushqimi i ndaluar sido që të jetë në çmim dhe “kualitet” (“kualitet” – All-llahu e kualifikon në ushqim jo të mire) dhe gjithmonë duke anuar kah bizneset islame ashtu siç anojmë kah besimi i vëllezërve tonë muslimanë.

Animi kah shitoret muslimane ka përfitime të shumta si:

• përfitimi në besim – largimi i dyshimit të ekzistimit të ndonjë produkti të ndaluar (haram);
• përfitimi në qetësi të brendshme – me tregtimin në shitore islame vetvetiu largohet dyshimi ndaj ushqimit të blerë dhe qetësohet shpirti nga dyshimet;
• përfitimi në shoqëri – përqendrimi i tregtimit në shitore muslimane mundëson dominimin e muslimanëve në segmentin e konsumatorëve musliman, e në rast se nuk ka biznese islame atëherë vetëdijëson menaxhmentin jomusliman në pastrimin e biznesit të tyre ose në përqendrimin e ndonjë dege të pastër ku drejtohet konsumi musliman;
• përfitimi në kohë – tregtimi në shitore të poseduara nga muslimanët nuk na merr kohë në përzgjedhjen e ushqimit si dhe në analizën e përbërjes së tij, analizë kjo e cila në të shumtën e rasteve mbetet nën një doze të caktuar dyshimi.

Vëllezër e motra muslimane le të përqendrohemi tek vëllezërit tanë të cilët tregtojnë dhe jetojnë si muslimanë (e që nuk përdorin vetëm emrin musliman si formë marketingu) aq sa të kemi mundësi sepse All-llahu i Madhëruar thotë: “Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësin e tij.” (Kur’an: 2:233)

Nëse mundësitë tona na kufizojnë dhe jemi konsumatorë të bizneseve jomuslimane atëherë le të jemi të kujdesshëm ndaj përzgjedhjes së ushqimit tonë, le të zgjedhim “…ushqim të mirë. S’ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.” (Kur’an: 16:67)

Pra “Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.” (Kur’an: 80:24), dhe le të kuptojë se Allahu është Ai “i cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” (Kur’an: 106:4).

Ata të cilët pa dijen e tyre janë ushqyer me ushqime të ndaluara le ta lusin Allahun për falje, le të pendohen dhe le të ndërpresin mënyrën e tillë të të ushqyerit sepse Allahu është më Mëshiruesi dhe Ai falë ata që pendohen./fjalaime/

All-llahu e di më së miri!

Përse këndimi i kaptinës Jusuf largon brengat?

A e ke pyetur ndonjëherë veten si kaptina Jusuf arrin të largojë mërzinë dhe të sjellë gëzimin? Shumë prej nesh e lexojmë këtë kaptinë ndërsa ndiejmë një prehje të mahnitshme shpirtërore.
Sekretin e kaptinës Jusuf do të mësojmë në këtë artikull.

Dr. Xhasim el-Mutavva ka thënë:

Sa herë që më ka rënë ta shoh ndonjë njeri të brengosur, pavarësisht se çfarë brenge kishte: Problem familjar, ekonomik, shëndetësor…, e kam këshilluar ta lexonte kaptinën Jusuf.

Një ditë e këshillova një njeri, i cili pas vetëm dy ditëve erdhi dhe më tha: Pasha Allahun! Nuk kam pritur se kaptina Jusuf do të ma largojë brengën dhe pikëllimin tim.

I thashë: Po ti, a e di pse unë isha aq i sigurt kur ta propozova si ilaç këndimin e kësaj kaptine?

Jo! – mu përgjigj.

Për arsye –fillova t’ia shpjegoj – se Allahu i Madhëruar ia shpalli atë Muhamedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në ‘vitin e pikëllimit’ kur i vdiqën gruaja dhe xhaxhai, dy përkrahësit më të mëdhenj të tij dhe misionit të tij. I Dërguari i Allahut gjente prehje shpirtërore dhe dhimbjet i lehtësoheshin sa herë që e lexonte atë.

I madhëruar qoftë Allahu!

Për herë të parë po e dëgjoj këtë – ma ktheu.

Pastaj –vazhdova me shpjegime– kaptina Jusuf flet edhe për probleme të ndryshme me të cilat është ballafaquar Jusufi [alejhi selam] dhe ia ka dalë t’i menaxhojë siç është më së miri.

E çfarë problemesh janë ato? – më pyeti.

Janë probleme politike, ekonomike, edukative, femërore, propagandistike. E, po kështu, ajo trajton edhe çështje emocionesh dhe ndjenjash, si: Ndjenjat e të qenit i shtypur, çështja se si duhet të trajtohet padrejtësia, ndjenjat e mashtrimit dhe tradhtisë, ndjenjat e shqetësimit dhe trishtimit… Po kështu flitet edhe për mirësitë e durimit, zgjidhjes së problemeve nga ana e Allahut, flitet me theks të veçantë edhe për mirësinë e besimit, ndihmës së Allahut, gëzimit…

Një shkrim tjetër i dobishëm Atë që kërkon prej Zotit, do të të jepet
Kështu,

Pavarësisht se cila është sprova jote,

Cilat janë ndjenjat tuaja,

Ti do ta gjesh ilaçin në këtë kaptinë!

Të vërtetën e thua! Bën t’ua rekomandoj familjes dhe miqve të mi leximin e kësaj kaptine? – më ypeti.

Po, rekomandoja çdo të sprovuari leximin e kaptinës Jusuf dy herë në ditë. Po vepruan kështu, do të jenë të parët ata që do të vërejnë ndryshimet psikike – qetësimin shpirtëror në vetet e tyre.

Shejh Muhammed Hassan

Kur të luteni mos thoni : O Zot më fal po deshe …

U pyeta: Shpesh ne themi inshaallah dhe dikush pergjigjet me Amin, kam degjuar se kjo nuk lejohet, cili eshte argumenti dhe nese i themi dikujt do ta bej InshaaAllah si t’ia kthejme nese eshte e ndaluar te themi Amin?

Pergjigja ishte: Inshaallah, do te thote: “Nese do Allahu”.

Eshte perdorim i gabueshem kur bejme dua dhe perdorim fjalen inshaalla. Por, ne rastin qe permende shembullin: “Shihemi inshaallah”, nuk duhet tjetri te pergjigjet me AMIN. Ai, ose duhet te heshte apo e drejte eshte edhe te thote edhe ai inshaallah.

I derguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thene:
“Kur të luteni mos thoni : O Zot më fal po deshe, por shprehe dëshirën e zemrës dhe me gjithë afsh kërkoje lutjen tënde, se Allahu i Madhëruar nuk e ka të vështirë përgjigjen e saj”.
Ibn ‘Abdul-Berr thote: “Nuk i lejohet besimtarit, qe te thote: ‘O Allahu im me fal mua po deshe!’, apo te bej ndonje lutje qe ka te bej me ceshtje te dynjase apo te ahiretit, ngase, nuk eshte e pershtatshme dhe se Allahu perhere ben ate qe do.
Hadithi i lartcekur, tregon se veprimi i tille eshte i ndaluar…”
Ndersa imam Neveviu, thote se, ky veprim eshte i urryer dhe nxitemi qe ta menjanojme…
Themi keshtu (imam Neveviu), sepse fjala inshaallah eshte perdorur ne duane e istihares…”
Ibnu Bettal thote: “Besimtari inkurajohet qe te bej lutje sa me shume dhe te jete kembengules ne lutjen e tij. Ai duhet te jete gjithnje ne shprese se do t’i pergjigjet lutja. Nuk duhet asnjehere qe te shkeputet nga shpresa per meshire, sepse Atij qe po i lutet, Ai eshte Bujar!
Sufjan bin Ujejneh ka thene: “Mangesite qe i ke, asnjehere te mos jene pengese qe ti te mos i lutesh Allahut per meshire dhe falje mekatesh! Ngase, Allahu i eshte pergjigjur edhe Iblisit ne lutjen e tij kur i kerkoi qe t’i jepet afat per jete deri ne fund te kesaj bote…”

Bëj dua, por nuk marrë përgjigje!

Pyetje: Njeriu bën dua dhe nuk ka përgjigje. E Allahu i Lartësuar thotë: “Më lutni Mua e Unë ju përgjigjem”. Si mundet kjo?
Përgjigje, shejh Ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë: Allahu i Madhëruar thotë: “Tha Zoti juaj: “Më lutni Mua e Unë ju përgjigjem, e ata që bëhen mendjemëdhenj ndaj adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehenem të nënçmuar””. (Gafir 60)

Pyetësi thotë se kur e lut Allahun e Lartësuar, Ai nuk i përgjigjet për lutjen dhe kjo gjë i krijon kontrakditë me ajetin e mësipërm, ku Allahu premton se ia plotëson robit lutjen, kur ai e lut. Dhe Allahu nuk e thyen premtimin. Por, pranimi i duave ka disa kushte, të cilat duhen patjetër të plotësohen:

1. Sinqeriteti me Allahun. Njeriu duhet të jetë i sinqertë gjatë lutjes së tij, të jetë i bindur plotësisht se Allahu mund t’ia plotësojë lutjen dhe gjithashtu, të shpresojë në realizimin e lutjes.
2. Gjatë lutjes ai duhet ta ndjejë veten nevojtar para Allahut, duke qenë i bindur se vetem Allahu i përgjigjet lutjes së tij, vetem Ai ia largon të keqen dhe dëmin. Personi i cili kur lutet, nuk e ndjen veten shumë nevojtar para Allahut, në të vërtetë nuk është duke kërkuar përgjigje.
3. Të jetë larg të ushqyerit harram, sepse të ushqyerit me harram është pengesë mes njeriut dhe xgjigjes së lutjes së tij.

Transmetohet se profeti, alejhi selam, ka përmendur rastin e udhëtarit flokë pakrehur e të pluhurosur, i cili ngriti duart lart e tha: “O Zot, o Zot!”, por ushqimi i tij është prej harramit, veshja e tij është prej harramit dhe është furnizuar me harram. Dhe profeti, alejhi selam, tha: “E si t’i përgjigjet Zoti këtij?” Pra, profeti, alejhi selam, e konsideroi të pamundur që Allahu t’i përgjigjej këtij njeriu, edhe pse ai i bëri shkaqet e dukshme për pranimin e lutjeve. Këto shkaqe janë:

1. Ngritja e duarve drejt qiellit, d.m.th drej Allahut të Lartësuar sepse Ai qëndron mbi qiell. Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Allahu është i Turpshëm dhe Bujar, turpërohet kur robi i Tij i ngre duart për ta lutur Atë, e t’ia kthejë duart e zbrazëta.”
2. Ta lutësh Allahun me emrin Zot (Rabb), “O Zot, o Zot!” Në Kur’an, duatë më të shumta fillojnë duke iu drejtuar Allahut me këtë emër: “O Zoti ynë….”
3. Të jesh udhëtar. Udhëtimi në të shumtën e rasteve është prej shkaqeve të pranimit të duave, sepse njeriu në udhëtim ndien nevojën pëe Allahun më tepër se kur është në vendin e vet.

Të gjitha këto shkaqe nuk i bënë dobi këtij njeriu që përmendi profeti, alejhi selam, sepse ushqimi dhe veshja e tij kanë qenë prej harramit dhe është furnizuar me harram.

Por, nëse robi i plotëson kushtet e pranimit të duasë, gjithashtu bën edhe shkaqet, por duaja nuk i plotësohet, atëherë themi se kjo është prej urtësisë së Allahut, pasi Allahu thotë: “..ndoshta ju dëshironi diçka, por ajo është e keqe për ju”.
Ose ndoshta, duke mos i pranuar duanë, Allahu dëshiron t’i largojë një të keqe të madhe, që robi nuk e di.
Ose dëshiron që t’ia shumfishojë shpërblimin në Ditën e Gjykimit.
Sërish robi del i fituar. Është e rëndësishme që robi të mos bëhet i paduruar e të ngutet, sepse kjo është prej shkaqeve të mospranimit të duasë, siç thotë dhe profeti, alejhi selam: “Secilit nga ju i pranohet duaja nëse nuk ngutet”. I thanë: “O i Dërguar, e si ngutet?” Tha: “Atëherë kur thotë: u luta, u luta, u luta dhe nuk m’u pranua duaja.”

Prandaj, nuk duhet të mërzitemi dhe të largohemi nga duaja, por duhet t’i shtojmë ato, sepse duaja është adhurim dhe çdo adhurim të afron me Allahun e Allahu të shton shpërblimet.

(Kushtet e fesë, fq. 46)

A lejohet rukja të bëhet për vetë dhe per familjaret ?

Pyetje: A lejohet rukja të bëhet për vetë dhe per familjaret edhe nese po, nëse alivanoset ai person apo reagon diçka si duhet të veprohet ? Allahu ju shperbleftë se vërtetë po na i qetësoni zemrat tona!

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…

Shërimi me Kuran dhe Sunet apo siç njihet: Rukja, është metodë qetësimi, rehatimi dhe shërimi nga problemet shpirtërore por edhe nga sëmundje fizike. Allahu në Kuran thotë: “Në Kuran kemi zbritur (ajete) çka janë shërim dhe mëshirë për besimtarët”. I tërë Kurani ka këtë efekt edhe pse disa ajete janë më të veçanta për raste konkrete. Pra, ata besimtarë që kanë besim të palëkundur në Fjalën e Allahut, kanë mendim të mire për Allahun dhe mbështeten fort te Krijuesi i tyre, ata kur kanë halle dhe brenga qetësohen me lexim apo dëgjim të Kuranit, tejkalojnë situatat e rënda shpirtërore dhe triumfojnë kundër shejtanëve kur ata sulmojnë trupin e tyre.

Rukja nuk është zanat që trashëgohet apo mësim sekret i ndonjë grupi të veçantë të njerëzve, atë mund ta bëjë çdo musliman i cili di të lexojë Kuranin pa gabime, ka mendim të mirë për Allahun dhe ka mbështetje dhe besim të palëkundur se me lejen e Allahut bëhet gjithçka.

Atëherë, ai mund t’i bëjë rukje vetvetes, familjarëve, miqve dhe dashamirëve por jo asisoj që u le përshtypje se ata qenkan të sëmurë e ky shërues. Shpeshherë, disa njerëz që merren me rukje pretendojnë se gati gjithkush është i sëmurë apo i prekur nga xhindet, gjë e cila është tejkalim i kufijve padyshim.

Së këndejmi, ka disa broshura sikurse libërthi “Lutjet e shërimit” apo ndonjë tjetër që i përmban ajetet dhe lutjet e përgjithshme të rukjes, të cilat mund t’i lexosh duke mbajtur dorën në vendin ku ndjen dhimbje dhe duke fryrë (pështymë pa lëng) që të largohet ankesa në fjalë, me lejen e Allahut të Madhërishëm. Ato ajete dhe lutje duhet lexuar tërësisht, nga fillimi deri në fund, e ndonjëherë ka nevojë që të lexohen më shumë se njeherë, për të parë nëse personi të cilit i lexohen ato ka ndonjë prekje apo sulm nga xhindet. Nëse gjatë leximit fillon dhe bën reagime jonormale, atëherë të këshilloj ta dërgosh te ndonjë njeri i cili ka përvojë me aso raste, sepse kam frikën që mund të bësh ndonjë gabim për shëndetin e atij personi.

Allahu ju ruajtë juve, familjen dhe gjithë besimtarët nga çdo e keqe! Amin

Ç’është namazi i istihares, si falet ky namaz, a ka dua të posaçme kur falet, dhe çfarë vlere ka?

Pyetje:
Es-selamu Alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu:
Ç’është namazi i istihares, si falet ky namaz, a ka dua te posaçme kur falet,
dhe çfarë vlere ka ky namaz?
Ju faleminderit dhe Zoti ju shpërbleftë për punën e juaj në këtë botë dhe në
botën tjetër.
Përgjigje:
We alejkumus-selamu we rahmetull-llahi we berekatuhu!

Ç’është namazi i istihares dhe pse falet?
Namazi i istihares është një nga namazet vullnetare që është sunet të falet, kur muslimani është para ndonjë dileme dhe nuk di se cilën alternativë ta merr, nga dy e më tepër, për ta zgjidhë atë dilemë.
Fjala “Istihare” d.m.th. të kërkuarit e opsionit të duhur. Kur para një çështjeje të caktuar, ekzistojnë opsione të ndryshme për ta vepruar atë çështje apo jo, apo mënyrën se si duhet vepruar, preferohet të falet ky namaz, që quhet namazi i istihares, si një lloj konsulte që robi musliman e kërkon prej Krijuesit të Tij, me qëllim që ta zgjedhë atë që është më mirë për te në fetarinë e tij, jetën e tij të dynjasë dhe ahiretin e tij.
Namazi istihare nuk falet për ta zgjidhur një problem kur alternativat janë të pabarabarta, por kur alternativat duken të barabarta dhe nuk mund ta dish se cila është më e mirë për ju. P.sh. a më mirë ta agjëroj Ramazanin apo mos ta agjëroj?! Në këtë rast nuk falet ky namaz duke pasur për qëllim ndonjërën zgjidhje, pasi që Allahu e ka treguar zgjidhjen e mirë duke na urdhëruar me agjërim dhe duke na ndaluar mosagjërimin pa ndonjë arsye. Po ashtu nuk mund ta falësh këtë namaz për ta përfituar mendimin se bën apo jo të pi alkool. Në këtë rast Allahu ka treguar se e mira është moskonsumimi i alkoolit, kurse e gjithë e keqja është në konsumimin e tij, për këtë edhe e ka ndaluar. Namazi istihare falet p.sh. për ta fejuar këtë vajzë apo jo, apo anasjelltas. Në këtë rast e mira apo e keqja nuk janë të qarta për personin në martesën apo mosmartesën e tij me pikërisht atë vajzë, andaj fal namaz istihare, për ta gjetur ndonjërën alternativë, duke synuar të vërtetën.
Pra, namazi istihare nuk falet për gjërat që janë obligim për t’i vepruar apo janë të ndaluara. Por falet për gjërat e lejuara (mubah) apo ato të preferuara, por duke kërkuar mënyrën dhe kohën e duhur e jo vlerësimin e veprës, të cilën Sheriati e ka parapëlqyer.

Dispozita e këtij namazi dhe urtësia e tij
Namazi i istiharës është sunet. Të gjitha medhhebet e konsiderojnë të kësaj shkalle dispozitën e këtij namazi, kur muslimani ka ndonjë dilemë para vete. Ky namaz falet për t’iu dorëzuar plotësisht caktimit të Allahut. Njeriu kur ka ndonjë dilemë, çfarëdo qoftë ajo, ka nevojë për ta konsultuar ndonjë njeri të dijshëm e me përvojë. Sa e mirë do të ishte që robi t’ia trokasë derën Zotit të tij për t’ia kërkuar vendimin e mirë për të. Nuk ka mënyrë më të mirë, që robi ta parashtron kërkesën dhe përulësinë e tij para Allahut, se sa namazi. Ja këto janë dy rekate nafile që robi në mënyrë të posaçme i drejtohet Krijuesit të Gjithëdijshëm. Pastaj pas këtij namazi dhe pas kësaj lutjeje e vepron atë që e zemra i fle më shumë, pasi Allahu do ta bëjë të ndihet rehatshëm në ndonjërën alternativë.

Argumenti i këtij namazi
Shënon Buhariu nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: “Na e mësonte i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, istiharen në çdo gjë për çdo gjë ashtu siç na e mësonte ndonjë sure prej Kur’anit dhe thoshte: “Kur mendon dikush nga ju të bëj diç, le t’i falë dy rekate jo farz, dhe le të thotë: “O Zot, me diturinë Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko! E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hairin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!””

Forma e namazit të istihares
Namazi i istihares nuk dallon për nga forma nga çdo namaz tjetër i rëndomtë, që përbëhet prej dy rekateve. Pra falet siç falet suneti i sabahut. Sipas shumë dijetarëve, preferohet të këndohet në rekatin e parë, pas fatihas, sureja “el-Kafirun”, kurse në rekatin e dytë sureja “el-Ihlasë (kulhuwell-llahu ehad).

Kur bëhet duaja?
Ka mendime të dijetarëve se duaja e istihares është më mirë të bëhet para se të jepet selam, që nënkupton gjatë qëndrimit ulur (teshehhud apo në ettehijjatë), pasi të këndohet “ettehijjatu”, pastaj salavatet, më pas bëhet duaja e istihares dhe kur përfundon jep selam.Por mendimi i shumicës së dijetarëve është se duaja bëhet fill pas selamit, dhe mendoj se ky mendim duhet të merret për bazë.

Konsultat pastaj namazi
Para se të falet namazi i istiharës, preferohen konsultime të nevojshme për atë problem me njerëz të dijshëm dhe të ndershëm, e më pas ta falë namazin e istihares. Pas kësaj, vendos për gjënë, të cilën i rehatohet zemra më shumë duke mos pasur anim paraprak për të.

A ka dua të posaçme ky namaz?
Po, ka dua të posaçme, e cila preferohet të bëhet në namazin e istiharës.

Atëherë, si është duaja e istiharës?
Duaja e istiharës është kështu:

اللَّهُمَّ إنِّي أَسْتَخِيرُكَ بِعِلْمِكَ , وَأَسْتَقْدِرُكَ بِقُدْرَتِكَ , وَأَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ الْعَظِيمِ فَإِنَّكَ تَقْدِرُ وَلا أَقْدِرُ , وَتَعْلَمُ وَلا أَعْلَمُ , وَأَنْتَ عَلامُ الْغُيُوبِ , اللَّهُمَّ إنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الأَمْرَ خَيْرٌ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي أَوْ قَالَ : عَاجِلِ أَمْرِي وَآجِلِهِ , فَاقْدُرْهُ لِي وَيَسِّرْهُ لِي ثُمَّ بَارِكْ لِي فِيهِ , اللَّهُمَّ وَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الأَمْرَ شَرٌّ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي أَوْ قَالَ : عَاجِلِ أَمْرِي وَآجِلِهِ , فَاصْرِفْهُ عَنِّي وَاصْرِفْنِي عَنْهُ وَاقْدُرْ لِي الْخَيْرَ حَيْثُ كَانَ ثُمَّ ارْضِنِي بِهِ

“All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es`eluke min fadlikel ‘adhim, fe inneke takdiru ve la akdiru, ve ta’lemu ve la a’ëlemu ve ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emre (e emërton nevojën që ke) hajrun lí fi diní ve me’áshí ve ‘ákibeti emrí ve ‘áxhilihi ve áxhilihi fakdirhu lí ve jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ve in kunte ta’ëlemu enne hadhel emre (e emërton nevojën e tij) sherrun lí fi diní ve me’áshi ve ‘ákibeti emri ve ‘áxhilihi ve áxhilihi, fasrifhu anní vesrifní anhu vakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi.”

Kuptimi i saj në gjuhën shqipe”
O Zot, me diturinë Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko!
E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hairin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!”

Vërejtje:
Kjo dua është më së miri të bëhet në origjinal arabisht, por nuk prish punë edhe nëse bëhet shqip, kur dihet fakti se kjo po bëhet pasi të dilet nga namazi duke dhënë selam.

Kjo është sa i përket namazit të istiharës.Allahu e di më së miri!