Duaja e atij që është ngarkuar me borxhe

All-llahummek-finí bi halalike ‘an haramike ve agniní bi fadlike ‘ammen sivake.

O Zoti im, më bëj që të më mjaftojë hallalli Yt dhe të mos i afrohem haramit dhe më bëj të pasur me mirësitë Tua që të mos kërkoj prej tjetërkujt përveç prej Teje.

Tirmidhiu 5/560, “Sahih Et-Tirmidhi” 3/180.

All-llahumme inní e’udhu bike minel-hemmi vel-hazeni, vel-’axhzi vel-keseli, vel-buhli vel-xhubni, ve dale’id-dejni ve galebetir-rixhal.

O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshprimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve.

Buhariu 7/158.

Duaja Kur kemi vështirësi

La Ilahe il-lAllahul-’Adhimul-Halim, la Ilahe il-lAllahu Rabbul-’Arshil-’Adhim, la Ilahe il-lAllahu Rabbus-semavati ve Rabbul-erdi ve Rabbul-’Arshil-kerim.

S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të Madhëruar e të Urtë. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit të lartësuar. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik.

Buhariu 7/154, Muslimi 4/2092.

All-llahumme rahmeteke erxhú fe la tekilní ilá nefsí tarfet ‘ajnin ve aslih lí she`ní kul-lehu. La ilahe il-la Ente.

O Zoti im, në mëshirën Tënde shpresoj, mos më le të mbështetem në vetvete, as sa një lëvizje e syrit dhe ma përmirëso gjëndjen time. S`ka të adhuruar tjetër përveç Teje.

Ebu Davudi 4/324, Ahmedi 5/42. Albani e ka bërë të mirë (Hasen), “Sahih Ebi Davud” 3/959.

La ilahe il-la Ente Subhaneke Inní kuntu minedh-dhalimin.

S`ka të adhuruar tjetër përveç Teje që je i Madhëruar. Vërtetë, unë jam prej mëkatarëve.

Tirmidhiu 5/529 dhe Hakimi, i cili e ka bërë të vërtetë, kurse Dhehebiu e ka pëlqyer 1/505 “Sahih Et-Tirmidhi” 3/168.

Allahu, Allahu Rabbí, Lá ushriku bihi shej`en.

All-llahu, All-llahu është Zoti im, Atij nuk i shoqëroj asnjë send.

Ebu Davudi 2/87 “Sahih Ibën Maxheh” 2/335.

Kur brengosemi ose jemi të pikëlluar

All-llahume inní ‘abduke ve ibnu ‘abdike ve ibnu emmetike, nasijetí bijedike, madin fijje hukmuke, ‘adlun fijje kadauke, es`eluke bi kul-li ismin huve lek semmejte bihi nefsek ev enzeltehu fi kitábik ev ‘al-lemtehu ehaden min halkik, ev iste`therte bihi fi ‘ilmil-gajbi ‘indek, en texh’ale El-Kur`ane rebi’a kalbí ve nure sadrí ve xhelae huzní ve dhihabe hemmí.

O Zoti im, unë jam robi Yt e biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, balli im është në dorën Tënde. Dispozitat Tuaja mbi mua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëre Kur’anin pra-nverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shëndritje për pikëllimin dhe largim për dëshprimin.

Ahmedi 1/391. Sahih sipas Albanit.

All-llahumme inní e’udhu bike minel-hemmi vel-huzni, vel-’axhzi vel-keseli, vel-buhli vel-xhubni, ve dale’id-dejni ve galebetir-rixhali.

O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshprimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve.

Buhariu 7/158; “Pejgamberi Sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e përsëriste shpesh këtë dua” “Fet-hul-Bari” 11/173.

Duaja e kunutit

All-llahumme-hidiní fí men hedejt ve ‘Áfiní fí men ‘áfejt ve tevel-lení fi men tevel-lejt ve barik lí fí ma a’ëtajt vekiní sherre ma kadajt fe inneke takdí ve la jukdá ‘alejk, innehu la jedhil-lu men válejte ve la je’izu men ‘ádejt tebarekte Rabbena ve te’álejt.

O Zoti im, më bëj mua prej atyre që Ti i ke udhëzuar dhe më bëj prej atyre që Ti i ke falur, më bëj prej të dashurve Tu, më beko mua në atë që më ke dhënë dhe më mbro nga dëmi i asaj që Ti ke caktuar. Vërtet, Ti je Ai i Cili cakton dhe askush s’mund të caktojë kundër Teje asgjë. Me të vërtetë s’ka mposhtje për atë të cilin Ti e do dhe s’ka ndihmë për atë që është armik i Yt. I Madhëruar dhe i Lartësuar je, O Zoti ynë.

Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxheh, Ahmedi Daremiu, Hakimi, Bejhekiu, “Irvaul-Galil” (Albani) 2/172.

All-llahumme inní e’udhu bi ridake min sehatik, ve bi muáfátike min ‘ukúbetik, ve eudhu bike minke, la uhsí thenáen Alejke, Enta kema ethnejte alá Nefsike.

O Zoti im, të lutem me anë të kënaqësisë Sate të më mbrosh nga hidhërimi Yt dhe me faljen Tënde nga dënimi Yt. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti. Unë nuk mund të të Madhëroj ashtu siç e meriton Ti. Ti je i Madhëruar, ashtu siç e ke përshkruar Veten.

Katër synenet dhe Ahmedi. Shih “Sahih Tirmidhi” 3/180, “Sahih Ibën Maxheh” 1/194, “Irvaul-Galil” 2/175.

All-llahumme ijjake na’budu ve leke nusal-lí ve nesxhudu, ve ilejke nes’á ve nahfidu, nerxhú rahmeteke, ve nahsha ‘adhábeke inne ‘adhábeke bil-káfirine mulhak. All-llahumme inná neste’í nuke ve nestagfiruke ve nuthní ‘alejkel-hajre, ve la nekfuruke, ve nu`minu bike ve nahda’u leke ve nahla’u men jekfuruke”.

O Zot, vetëm Ty të adhurojmë, për Ty falemi dhe vetëm Ty të përulemi, kah Ti vijmë dhe shpejtojmë, shpresojmë mëshirën Tënde dhe i frikohemi dënimit Tënd. Vërtetë, dënimi Yt do t`i arrijë kafirat (pabesimtarët). O Zot, prej Teje kërkojmë ndihmë dhe falje. Ty të falenderojmë me çdo gjë të mirë. Nuk të mohojmë dhe vetëm Ty të besojmë. Vetëm Ty të përulemi dhe braktisim atë që Ty të mohon (s`të beson).

Bejhekiu, në “Es-Sunen el-Kubra” 2/211, senedi sahih sipas Albani “Irvaul-Galil” 2/170 dhe është nga fjalët e Omerit (r.a.).

Dhikri para fjetjes

I bashkon shuplakat e dorës (sikurse kur bëhet dua sh.p.), fryen në to dhe lexon tre suret e fundit te Kur’anit: Ihlas (112), Felek (113) dhe Nas (114) e pastaj e fërkon me to sa të ketë mundësi trupin e tij duke filluar nga koka, fytyra dhe pjesa e përparme e trupit (kështu vepron tri herë).

All-llahu la Ilahe il-la huve, El-Hajjul-Kajjumu la te`hudhuhu sinetun ve la nevmun, Lehu ma fis-semavati ve ma fil-erdi, men dhel-ledhi jeshfeّu ّindehu il-la bi idhnihi jaّlemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum, ve la juhitune bi shej`in min ّilmihi il-la bi ma shae vesi`a Kursijjuhus-semavati vel-erda, ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel-`alijjul-`adhim.

All-llahu është Një, s`ka Zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e zë as kotja, as gjumi, gjithçka që ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësoj tek Ai, pos me lejën e Tij? Ai di të tashmen dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe tokën, kurse kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë. Ai është më i Larti, më i Madhi.

Kush e lexon këtë kur të bie në shtrat, ai është i mbrojtur prej All-llahut dhe nuk i afrohet atij shejtani deri sa të agoj mëngjesi” (Buhariu 4/487).

Amener-resulu bima unzile ilejhi min Rabbihi vel-mu`minun, kul-lun amene bil-lahi ve melaiketihi ve kutubihi ve rusulihi, la nuferriku bejne ehadin min rusulihi ve kalu semi`na ve eta`na gufraneke Rabbena ve ilejkel mesiir. La jukel-lifull-llahu nefsen il-la vus`aha leha ma kesebet ve ّalejha mektesebet. Rabbena la tuahidhna in nesina ev ahta`na, Rabbena ve la tahmil ّalejna isren kema hameltehu ّalel-ledhine min kablina, Rabbena ve la tuhammilna ma la takate lena bihi, vaّfu ّanna vagfirlena verhamna ente mevlana fensurna ّalel-kavmil-kafirin.

I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, melekëve të Tij, shpalljeve të Tij dhe të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thanë: “Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë)”. “All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtarë!

“Kush i lexon këto dy ajete në mbrëmje i mjaftojnë.” (Buhariu “Fet-hul-Bari” 9/94 Muslimi 1/554. Ajete nga sure El-Bekare 285-286).

Bismike Rabbi ved’aّtu xhenbi ve bike erfeuhu fe in emsekte nefsi ferhamha ve in erselteha fahfedhha bima tahfedhu bihi ibadekes-salihin.

Me emrin Tënd, o Zoti im, bie në gjumë dhe me emrin tënd ngritem. Nëse ma merr shpirtin më mëshiro, e nëse e dërgon (në trupin tim), më mbro sikurse i mbron robërit e Tu të mirë.

“Kur dikush prej juve ngritet nga shtrati i tij e pastaj kthehet në të, le ta fshijë tri herë atë (dyshekun), ngase ai nuk e di se mund të ketë rënë diç në të pasi është larguar nga ai, e pastaj le të thotë: (hadithi)” Buhariu “Fet-hul-Bari” 1/126), Muslimi 4/2084.

All-llahumme inneke halakte nefsi ve Ente tevefaha, Leke mematuha, ve mahjaha, In ahjejteha fahfedhha ve in emetteha fagfir leha. All-llahumme inni es`elukel-`afijete.

O Zoti im, Ti krijove shpirtin tim dhe Ti më bën të vdes. Në dorën Tënde është jeta dhe vdekja ime. Nëse më jep jetë, më mbroj, e nëse më bën të vdes, m’i fal mëkatet. O Zoti im, të lutem të më shpëtosh.

Muslimi 4/2083, Ahmedi 2/79. (version i Ahmedit).

All-llahumme kini ّadhabeke jevme teb`athu ّibadeke (3 herë).

O Zoti im, më ruaj prej dënimit Tënd, ditën kur do t`i ringjallësh robërit Tu.

Pejgamberi alejhis-selam kur dëshironte të flejë e vente dorën e tij të djathtë nën faqe dhe thoshte: (hadithin) (Ebu Davudi 4/311 “Sahih Et-Tirmidhi” 3/143).

Bismike All-llahumme emutu ve ahja.

O Zoti im, me emrin Tënd vdes dhe jetoj.

Buhariu “Fet-hul-Bari” 11/113, Muslimi 4/2083.

SubhanAll-llah (33 herë), Elhamdulil-lah (33 herë), All-llahu Ekber (34 herë).

Perkthimi Shqip

“Kush e thotë këte kur t’i afrohet shtratit është më e mirë për të se sa të ketë shërbëtor”. (Buhariu “Fet-hul-Bari” 7/71), Muslimi 4/2091.

All-llahumme Rabbes-semavatis-seb`i ve Rabbel-`arshil-`adhim, Rabbena ve Rabbe kul-li shej`in, Falikal-habbi ven-neva, ve Munzilet-Tevrati vel-Inxhili, vel-Furkan, eّudhu bike min sherri kul-li shej`in Ente ahidhun bi nasijetihi. All-llahumme Entel-Evvelu fe lejse kableke shej`un, ve Entel-ahiru fe lejse baّdeke shej`un, ve Entedh-Dhahiru fe lejse fevkake shej`un, ve Entel-batinu fe lejse duneke shej`un, Ikdi ّanna ed-dejne, ve agnina minel-fakr.

O All-llahu im, Zot i të shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh, Zoti ynë dhe Zot i çdo sendi, Zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës), Ti je Ai i Cili e shpalle Tevratin, Inxhilin dhe Furkanin (Kur`anin). Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sherri i çdo sendi, balli i të cilit është në dorën Tënde. O All-llah, Ti je i pari dhe para Teje nuk pati asgjë. Ti je i Fundit dhe mbas Teje nuk mbetet asgjë. Ti je i Dukshmi dhe mbi Ty s’ka asgjë. Ti je i Padukshmi dhe nën Teje s’ka asgjë. Largoje nga ne borxhin dhe na mbroj prej varfërisë.

Muslimi 4/2084.

All-llahume ّalimel gajbi vesh-shehadeti Fatires-semavati vel-erdi, Rabbe kul-le shej`in ve Melikehu, eshhedu en la Ilahe il-la Ente, eّudhu bike min sherri nefsi ve min sherrish-shejtani ve shirkihi ve en ekterife ّala nefsi su`en ev exhurrehu ila muslimin.

O Zoti im, Ti je Ai i Cili i di të fshehtat dhe të dukshmet, Krijues i qiejve dhe i tokës, Zot i çdo sendi dhe Mbizotërues i saj. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes sime, nga e keqja e djallit dhe nga ajo që ai (shejtani) shpie në shirk dhe kërkoj të më mbrosh që vetvetes e as ndonjë muslimani të mos i bëj keq.

Ebu Davudi 4/317, “Sahih Et-Tirmidhi” 3/142.

Pastaj i Lexon suret Elif-Lam-Mim, Es-Sexhde dhe Tebarekel-ledhi bi jedihil-Mulku.

Tirmidhiu dhe, Nesaiu “Sahihul-Xhamiu” 4/255)

All-llahumme eslemtu nefsi ilejke ve fevvedtu emri ilejke ve vexhxhehtu vexhhi Ilejke, ve elxhe`tu dhahri ilejke, regbeten ve rahbeten Ilejk la melxhe`e ve la menxha minke il-la ilejke, amentu bi kitabik el-ledhi enzelte ve bi nebijjikel-ledhi erselte.

O Zoti im, unë ta dorëzova Ty shpirtin tim.Ty ta kam dorëzuar çështjen time dhe fytyrën time e ktheva kah Ti. Tek Ti strehova shpinën time. S’ka shpëtim dhe as strehim përveçse te Ti; (unë) Kam besuar në librin Tënd, të cilin e ke zbritur (Kur’anin) dhe kam besuar lajmëtarin të cilin e dërgove.

Pejgamberi (Sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur dëshiron që të shtrihesh për të fjetur, merr abdes sikurse për namaz, pastaj shtriju në krahun e djathtë dhe thuaj:…. (hadithi)” Pejgamberi (Sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për atë person i cili e thotë këtë ka thënë se vdes në natyrë të pastër (islam)”. (Buhariu “Fet-hul-Bari” 11/113), Muslimi 4/2081.

Dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes

Elhamdu lil-ahi vahdeh, ves-salatu ves-selamu ala men la nebijje baّdeh.

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, mëshira dhe shpëtimi (i All-llahut) qofshin mbi atë pas të cilit s`ka më Pejgamber, Muhammedin (Sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Transmetohet nga Enesi se Pejgamberi (Sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Të ulem me një popull i cili e përmend All-llahun prej namazit të sabahut e deri sa të lind dielli eshtë më e dashur për mua se sa t`i liroj katër robër prej bijëve të Ismailit dhe të ulem me një popull i cili e përmend All-llahun prej namazit të ikindisë e deri sa të perëndojë dielli është më e dashur për mua se sa t`i liroj katër robër”. Ebu Davudi hadithi nr:3667. Albani thotë hadith hasen “Ebu Davud” 2/698).

All-llahu La Ilahe il-la huvel-Hajjul-Kajjumu, la te`hudhuhu sinetun ve la nevmun, lehu ma fis-semavati ve ma fil-erdi, men dhel-ledhi jeshfeّu ّindehu il-la bi idhnihi, jaّlemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum ve la juhitune bi shej`in min ّilmihi il-la bima shae vesi’a Kursijjuhus-semavati vel-erda, ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel-ّAlijjul-ّAdhim.

All-llahu është Një, s`ka Zot tjetër përveç Atij, Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e zë as kotja as gjumi; Gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij. Ai di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe tokën, kurse kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë, Ai është më i Larti, më i Madhi.

Suret: Kul huvAll-llahu ehad, Kul eّudhu bi Rabbil felek, Kul eّudhu bi Rabbin-nas (nga tri herë).

Asbahna ve asbaha el-Mulku lil-lah vel-hamdulil-lah la Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve Huve ّala kul-li shejin kadir. Rabbi es`eluke-l-hajre ma fi hadhel-jevmi ve hajre ma baّdehu ve eّudhu bike min sherri ma fi hadhel-jevmi ve sherri ma baّdehu. Rabbi eّudhu bike minel-keseli ve su`il-kiber. Rabbi eّudhu bike min ّadhabin fin-nar ve ّadhabin fil-kabr.

E arritëm mëngjesin; e gjithë pasuria i takon All-llahut; falënderimi është për All-llahun, nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, i Cili është një dhe i pashoq; Atij i takon sundimi dhe falënderimi; Ai mbi çdo send është i plotfuqishëm. O Zot, prej Teje kërkoj të mirën e kësaj dite dhe të ditëve të tjera dhe prej Teje kërkoj mbrojtjen nga e liga e kësaj dite dhe ditëve të tjera. O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga përtacia dhe mendjemadhësia. O Zot, më mbro nga dënimi i Xhehennemit dhe nga dënimi i varrit. Ndërsa kur errësohej thoshte: “Rabbi es`eluke hajre ma fi hadhihil-lejleti ve hajre ma ba’deha, ve e’udhu bike min sherri hadhihil-lejleti ve sherri ma ba’deha”. (O Zot prej Teje kërkoj hajrin (të mirën) e kësaj nate dhe të netëve të tjera dhe prej Teje kërkoj mbrojtjen nga e liga e kësaj nate dhe netëve të tjera.

Muslimi 4/2088.

All-llahume bike esbahna ve bike emsejna ve bike nahja ve bike nemutu ve ilejken-nushur.

O Zot im, me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin dhe me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim dhe te Ti është kthimi.

Ndërsa në mbrëmje”All-llahume bike emsejna ve bike esbahna ve bike nahja ve bike nemutu ve ilejkel-mesir” (O Zot, me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen dhe me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin tënd vdesim dhe te Ti është tubimi).

All-llahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene ّabduke ve ene ّala ّahdike ve vaّdike mestet’atu eّudhu bike min sherri na sanaّtu eb`u leke bi niّmetike ّaleje ve eb`u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente.

O All-llah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje.

“Kush e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë do të jetë prej banorëve të Xhennetit, poashtu edhe në mëngjes”. (Buhariu 7/150).

All-llahumme inni asbahtu ush-hiduke, ve ush-hidu hamelete ّArshike ve Melaiketeke ve xhemiّa halkike, Enneke EnteAll-llahu la Ilahe il-la Ente vahdeke la sherike Lek, ve enne Muhammeden ّabduke ve resuluke (4 herë).

O Zoti im, u gdhiva, dëshmoj për Ty dhe mbajtësit e Arshit Tënd, melaiket Tua dhe të gjitha krijesat Tua, se vërtetë Ti je All-llahu i Vetëm, s`ka të adhuruar tjetër përveç Teje, Ti je i Vetëm dhe i pashoq dhe dëshmoj se Muhammedi (Sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është rob dhe i dërguar i Yt.

All-llahume ma asbaha bi min niْmetin ev bi ehadin min halkike, fe minke vahdeke la sherike lek, fe lekel-hamdu ve lekesh-shukru.

O Zoti im, ajo që më është dhënë mua apo ndonjërit prej krijesave Tua nga begatitë e tëra është vetëm nga Ti që Je i pashoq; Ty të qoftë lavdërimi dhe falënderimi.

Ndërsa në mbrëmje thotë: All-llahumme ma emsa bi…

All-llahume ّafini fi bedeni, All-llahume ّafini fi semْi, All-llahume ّafini fi besari, la ilahe il-la ente, All-llahume inni eّudhu bike minel-kufri vel-fakri, ve eّudhu bike min adhabil-kabr, la ilahe il-la ente (tri herë në mëngjes dhe tri herë në mbrëmje).

O Zoti im, më jep shëndet në trupin tim, O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim, O Zoti im, më jep shëndet në të pamurit tim. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri (mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje.

Ebu Davudi 4/324, Ahmedi 5/42 dhe Nesaiu në “Amelul-jevmi vel-lejleh” nr:22, Ibën Sunnijj nr: 69 dhe Buhariu në “El-Edeb-El-Mufred”, senedin e këtij hadithi dijetari Ibën Bazi në librin e tij “Tuhfetul-Ahjar” fq.26 e ka bërë të mirë (hasen).

HasbijAll-llahu la Ilahe il-la hu(ve), ّAlejhi tevekkeltu ve Huve Rabbul-`arshil-`adhim. (7 herë).

Më mjafton mua All-llahu; s’ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Tek Ai jam mbështetur dhe Ai është Zoti i Arshit të Madh.

Kush e thotë këtë në mëngjes dhe në mbrëmje shtatë herë i mjafton për atë që e brengos çështja e kësaj bote dhe e ahiretit.” (Ibën Sunnijj hadithi nr:71, merfu dhe Ebu Davudi mevkuf 4/321. Isnadin e këtij hadithi e kan bërë të vërtetë Shuajb dhe Abdulkadër Arnauti “Zadul-Me’ad” 2/376).

All-llahume inni es`elukel-`afve vel-`afijete fid-dunja vel-ahireh, All-llahume inni es`elukel-`afve vel-afijete fi dini ve dunjaje ve ehli ve mali. All-llahumes-tur ّavrati ve amin revّati. All-llahume hfedhni min bejni jedejje ve min halfi ve ّan jemini ve ّan shimali ve min fevki ve eّudhu bike en ugtale min tahti.

O Zoti im, kërkoj nga Ti falje dhe shpëtim në këtë botë dhe në Ahiret. Zoti im, kërkoj që të më falësh dhe të më mbrosh në fenë time dhe në jetën time, ma mbro familjen dhe pasurinë time. O Zoti im, m’i mbulo të metat e mia dhe më qetëso në momentet trishtuese. O Zot, më ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtë dhe nga lartë; kërkoj nga ti që të më mbrosh të mos më lëshojë toka.

Ebu Davudi dhe Ibën Maxheh. Shih “Sahih Ibën Maxheh” 2/332.

All-llahume ّalimel-gajbi vesh-shehadeti fatires-semavati vel-erdi, Rabbe kul-le shej`in ve melikehu, eshhedu en la Ilahe il-la ente, eّudhu bike min sherri nefsive sherrish-shejtani ve shirkihi ve en akterife ّala nefsi su`en ev exhurrehu ila muslimin.

O Zoti im, Ti je Ai i Cili i di të fshehtat dhe të dukshmet, Krijues i qiejve dhe i tokës, Zot i çdo sendi dhe Mbizotërues i saj, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes sime dhe nga e keqja e djallit dhe nga ajo që ai (shejtani) shpie në shirk dhe kërkoj të më mbrosh që vetvetes e as ndonjë muslimani të mos i bëj keq.

Tirmidhiu dhe Ebu Davudi “Sahih Et-Tirmidhi” 3/142.

Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me`a-ismihi shej`un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiّul- ّalim (3 herë).

Me emrin e All-llahut pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon shumë dhe di çdo send.

“Kush e thotë këtë tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje, nuk i bëhet dëm asgjë.” Ebu Davudi 4/323, Tirmidhiu 5/465, Ibën Maxhe dhe Ahmedi. Shih “Sahih Ibën Maxhe” 2/332), Ibën Bazi në “Tuhfetul-Ahjar” fq.39, (senedi hasen).

nebijjen.Redijtu bil-lahi Rabben ve bil-Islami dinen, ve bi Muhammedin

Jam i kënaqur që Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im Muhammedi(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

“Kush e thotë këtë çdo mëngjes dhe mbrëmje tri herë është obligim i All-llahut që ta kënaq atë ditën e Kijametit.” (Ahmedi 4/337, Nesaiu në “Amelul-jevmi vel-lejleh” nr:4, Ibën Sunnijj nr:68, Ebu Davudi 4/418 dhe Tirmidhiu 5/465. Ibën Bazi në “Tuhfetul-Ahjar” fq.39 (hadith hasen)

Ja Hajju ja Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li she`ni kul-lehu ve la tekilni ila nefsi tarfete ajnin.

O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikëqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmirëso tërë gjendjen time dhe mos më lë të mbështetem në veten time, as sa një lëvizje e syrit.

Sahih sipas Hakim, e ka pëlqyer edhe Dhehebiu 1/545. Shih “Sahihut-tergib vet-terhib” 1/273.

Asbahna ve asbahal-Mulku lil-lahi Rabbil-ْalemin. All-llahumme inni es`eluke hajre hadhel-jevmi fet-hahu, ve nasrehu ve nurehu, ve bereketehu, ve hudahu, ve eّudhu bike min sherri ma fihi, ve sherri ma baّdehu.

E arritëm mëngjesin dhe e tërë pasuria i takon All-llahut, Zotit të botërave. O Zoti im, unë kërkoj mirësinë e kësaj dite, hapjen e saj, ndihmën e saj, dritën e saj, dhuntinë dhe udhëzimin e saj. Kërkoj të më mbrosh nga e keqja e saj dhe e ditëve të tjera pas saj.

Ebu Davudi 4/322; (isnad hasen) Sh. dhe A. Arnauti. Shih “Zadul-Me’ad” 2/273.

Asbahna ّala fitretil-Islam ve ّala kelimetil-Ihlas, ve , ve ّala mil-leti ebina Ibrahimerّala dini nebijjina Muhammedin hanifen muslimen ve ma kane minel-mushrikin.

E arritëm mëngjesin në natyrshmërinë Islame, në fjalën e sinqertë r(fjala: LA ILAHE IL-LALL-LLAH), në fenë e Pejgamberit tonë, Muhammedit dhe në popullin (fenë) e babait tonë Ibrahimit, i cili ka qenë besimdrejtë, musliman e nuk ka qenë prej mushrikëve (idhujtarëve).

Ahmedi 3/406-407, Ibën Sunnijj në “Amelul-jevmi vel-lejleh” nr: 34 “Sahih El-Xhami’u” 4/209.

SubhanAll-llahi ve bihamdihi (100 herë).

I Lartësuar qoftë All-llahu, Atij të Cilit i takon Lavdërimi.

“Kush e thotë këtë në mëngjes dhe në mbrëmje 100 herë, askush s’do të vijë Ditën e Kijametit me diç më të vlefshme se ky, përveç atij i cili ka thënë sikur ky apo më tepër.” ( Muslimi 4/2071).

La Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.

S’ka të adhuruar përveç All-llahut, Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi. Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send (10 herë, ose një herë kur përton).

Ebu Davudi 4/319, Ibën Maxheh dhe Ahmedi 4/60, “Sahih Et-tergib vet-terhib” 1/270 dhe “Sahih Ebu Davud” 3/957, “Sahih Ibën Maxheh” 2/331 dhe “Zadul-Me’ad” 2/377.

La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir (100 herë në mëngjes).

S’ka të adhuruar përveç All-llahut, Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi. Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send.

Pejgamberi (Sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e thotë këtë 100 herë në ditë; ka shpërblimin sikur t’i ketë liruar 10 robër. Atij i shkruhen 100 të mira, i fshihen 100 mëkate (gjynahe) dhe është i mbrojtur nga djalli deri në mbrëmje, askush nuk ka vepruar më mirë se ky person, me përjashtim të atij që ka vepruar më tepër”. (Buhariu 4/95 dhe Muslimi 4/2071).

SubhanAll-llahi ve bihamdihi ّadede halkihi ve rida nefsihi ve zinete ّarshihi ve midade kelimatihi (tri herë në mëngjes).

I Madhëruar qoftë All-llahu, aq sa është numri i krijesave të Tij dhe aq sa dëshiron Ai vet. Po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pasosur (pafund) për t`i shkruar fjalët e Tij.

Muslimi 4/2090.

All-llahume inni es`eluke ّilmen nafi`an ve rizkan tajjiben ve ّamelen mutekabbelen (çdo mëngjes).

O Zoti im, të lutem më jep dituri të dobishme e furnizim të mirë dhe të lutem Të m’i pranosh veprat e mia.

Ibën Sunnijj në “Amelul-jevmi vel-lejleh” nr: 54 Ibën Maxheh nr: 925; Isnadin e këtij hadithi e kanë bërë të mirë (hasen) Sh. dhe A. Arnauti “Zadul-Me’ad” 2/375.

Estagfirullahe ve etubu ilejhi (100 herë në ditë).

Kërkoj faljen e All-llahut dhe tek Ai pendohem.

Buhariu “Fet-hul-Bari” 11/101.

E’udhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halaka. (tre herë në mbrëmje).

Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të All-llahut nga sherri (e keqja) që ka krijuar.

“Kush e thotë këtë tri herë në mbrëmje, nuk i bën dëm temperatura e asaj nate”. (Ahmedi 2/290, Nesaiu në “Amelul-jevmi vel-lejleh” hadithi nr:590, Ibën Sunnijj nr:68). “Sahih Et-Tirmidhi” 3/187, “Sahih Ibën Maxheh” 2/266 dhe “Tehfetul-Ahjar” fq.45.

All-llahumme sal-li ve sel-lim ّala nebijjina Muhammed (10 herë).