Sekreti i Rinisë dhe Bukurisë së Grave Japoneze

Në Japoni, për shekuj me radhë, orizi është përdorur në receta bukurie. Orizi është plot me vitamina B, të cilat riparojnë dhe stimulojnë rritjen e qelizave, përmirësojnë furnizimin me gjak në lëkurë dhe parandalon plakjen.
Kjo është cka keni nevojë për te pasur një lekure mahnitëse;

Me këtë maskë terapeutike lëkura juaj do te zbutet dhe do te rrezatoje.
Është e rëndësishme të përdorni përbërës të kualitetit të lartë për këtë maskë.

Përbërësit e nevojshëm:
• 2-3 luge gjelle oriz
• 1 luge gjelle qumësht
• 1 luge gjelle mjaltë
Udhëzime:
Vendos 2-3 luge gjelle oriz në ujë të ftohtë dhe ngroheni gradualisht deri sa orizi të zbutet.
Perzijeni mirë dhe derdhni ujin e orizit në një tas tjetër.
Lani orizin dhe shtoni një lugë gjelle qumështi të nxehtë. Perzijeni atë dhe shtoni një lugë gjelle mjaltë.
Para aplikimit pastroni fytyrën tuaj. Aplikoni një sasi të madhe dhe lereni atë për gjysmë ore dhe pastaj lani fytyrën me ujin e orizit.
Uji i orizit është një zbutes i perkryer lëkurës, sepse ajo është e plotë me antioxidant dhe thith rrezet ultraviolet.

Mbani ujin e orizit në frigorifer, por jo më shumë se 4 ditë. Ju mund ta përdorni atë dy herë në ditë kete leng, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Gjithashtu, mund ta ngrini ne akull dhe ta përdorni atë më vonë për masazhet e fytyrës.

Si ta ndalojmë gërrhitjen?

Disa prej tyre janë: adeonizmi ose mishi në hundë, devijimi i septumit hundor, hipertrofia e turbinatëve, sëmundje kardiorespiratore, shtimi në peshë etj.
Këto shkaqe mund të shkaktojnë gërhitje të përkohshme ose të përhershme, por sidoqoftë e gërhitura, një gjë është e sigurt: nuk durohet!

Në qoftë se e keni ju, gjumi është i parehatshëm dhe në qoftë se e ka partneri gjumi bëhet i pamundur.
Por si gjithmonë, ne i kthehemi ushqimit që të na japë një zgjidhje, sepse ekziston një lëng që do t’ju mbajë larg këtij problemi, duke bërë që të keni dhe një organizëm më të shëndetshëm gjithashtu.

Për të përgatitur një pije të tillë është e rëndësishme që të keni:

4 karota

1 mollë

1/8 limon i shtrydhur

1/2 xhenxhefil

Duke i përzier së bashku këto produkte, ju do të arrini të reduktoni kongjestionin e hundës dhe kështu në mënyrë graduale, edhe gërhitjen gjatë gjumit.

Gjithashtu ju ndihmon edhe konsumimi i mjaltit, peshkut, erëzave, qumështit të sojës dhe çajit.

Kjo është gjëja e parë që shikon i porsalinduri sapo vjen në jetë

Gjatë 2 javëve të para pas lindjes, bebet i kanë pothuajse gjithmonë sytë e mbyllura. Vetëm më pas fillojnë të tregojnë interes ndaj objekteve të mëdha. Fëmija adhuron të shikojë fytyrën e nënës si edhe gjoksin, si edhe objektet me forma të rrumbullakëta të cilat i japin ndjesinë e mirëqënies. Bebet e kanë në përgjithësi më të zhvilluar shqisën e prekjes dhe nuhatjes, dhe më pas do të përmendim shijimin, dëgjimin, duke bërë që shikimi të jetë shqisa më pak e zhvilluar.

Një bebe 2-3 muajshe fillon të shikojë edhe objekte në një distancë që i kalon 30 cm. Ai fillon të njohë shtëpinë e tij si edhe zhurmat. Në këtë periudhë tek fëmija mund të shfaqet një formë strabizmi, i cili është normal deri në muajin e 8-9.

Një bebe 6 muajshe, sistemi i shikimit në këtë moshë mund të krahasohet me atë të një të rrituri, por ndërtimi fiziologjik i syrit përfundon vetëm në moshën 12-vjeçare. Rreth muajit të 6-7 fëmija fillon të kuptojë se ajo që shihet mund të preket dhe merret në dorë, pra në këtë periudhë ai do të fillojë të luaj me lodrat e tij me muzikë, të cilat mund ta kishin bërë atë kurioz edhë më parë por nuk ka qënë në gjendje t’i kapë. Në këtë periudhë përpiquni ta stimuloni zhvillimin e shikimit të fëmijës duke përdorur sa më shumë lodra me ngjyra.

Mbrojeni shtëpinë kur largoheni me një pirun të thjeshtë

Ky truk i thjeshtë mund t’ju mbrojë shtëpinë, madje edhe kur ju jeni në shtëpi, apo kur niseni për periudha më të gjata, siç janë pushimet e verës. Mësoni se çfarë mund të bëni me një pirun të thjeshtë kuzhine.

Shumica e njerëzve nuk mund të përballojë një sistem të shtrenjtë sigurie në shtëpi, kështu që cila është alternativa tjetër që kemi? E vërteta është se gjithçka që ju duhet është një thikë dhe një pirun. Siguria dhe shtëpia e sigurt janë gjithmonë një shqetësim, sidomos kur jemi larg saj me udhëtim pune, apo pushime. Jo vetëm për veten, por ne shqetësohemi edhe për pasurinë tonë dhe shtëpitë. Me këtë truk nuk do t’ju ngacmojë më njeri.

Merrni një pirun të thjeshtë kuzhine, dhe futeni në pjesën ku futet gjuhëza e derës. Shënoni me një marker të zi, sa e thellë është pjesa e brendshme. Shtrembërojini dhëmbëzat e pirunit, deri te kjo vijë, me një kënd 90 gradësh.

Më pas, prejeni kokën e pirunit nga bishti. Bishti i pirunit duhet të hyjë lirshëm te hapësirat e pirunit. Më pas, futeni pjesën e kthyer të pirunit, brenda gropës ku hyn gjuhëza. Mbyllni derën dhe vendosni bishtin e pirunit në një prej hapësirave të kokës së pirunit, siç tregohet në foto.

Kështu dera juaj do të mbyllet në mënyrë perfekte dhe ju mund të qëndroni të sigurtë, ose brenda shtëpisë, ose edhe të udhëtoni me mendjen e fjetur.

Larja e syve me uje te ftohte

Larja e syve me uje te ftohte i lehteson menjehere syte e lodhur,ndihmon per ruajtjen e shikimit,tonifikon lekuren rreth syve,ul irritimin enjtjen dhe inflamacionin.Ne kete menyre mund te hiqni edhe trupa te huaj nga syri.Perkuluni mbi lavaman mbajini syte hapur hidhni ngadale uje me duar ne secilin sy per pak sekonda ,fshijini me butesi dhe mos i ferkoni

Pse nuk duhet të lexoni në celularë para gjumit?

Në rast që fleni me njerëzit të cilët para se të flenë lexojnë në telefonin tyre, atëherë ju kërcënoheni nga rreziku.

Domethënë kjo mund ta prish seriozisht gjumin tuaj, por atë që të lexuarit në telefon para gjumit mund të sjellë më shumë rreziqe në shëndetin tuaj.

Sipas hulumtimeve të fundit nga Boston dhe nga Massachusetts, kanë zbuluar se të pirit barna për fjetje dhe të lexuarit në telefon para gjumit ndikon njëjtë në zgjimin tuaj për ditën e ardhshme. Konkretisht, ajo e vështirëson fjetjen.

Rezultatet e njëjta kanë dalë edhe për ata që kanë përdorur laptop dhe teknologji të ndryshme para gjumit.

Sipas mjekëve kjo gjë mund të ndikoj dukshëm në zhvillimin e qelizave kancerogjene, diabetit por edhe disa sëmundjeve kardiovaskulare.

Ata të cilët duan të t’i “lodhin” sytë para fjetjes, bëjnë më mirë të lexojnë libër të shtypur sesa teknologjinë para syve.

Sa shpenzojnë qytetarët e Kosovës për festën e Vitit të Ri

Ndonëse në gjendje të rëndë ekonomike, qytetarët e Kosovës shpenzojnë shuma të mëdha për natën e Vitit të Ri.

Shuma që qytetarët shpenzojnë për ndërrimin e moteve është shumë e lartë në krahasim me pagën minimale në vend e gjithashtu duke përfshire numrin e lartë të papunësisë.

Qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës kanë theksuar se për natën festive shpenzojnë përafërsisht 300 euro.

Valon Mulolli, qytetar i Prishtinës, thotë se në natën e Vitit të Ri, familja e tij shpenzon afër 250 euro.

Ndërsa, sipas tij, ia vlen të japësh këtë shumë parash.

“Nëse e presim Vitin e Ri vetëm me familje të ngushtë normal që shpenzimet kena me i pasë ma t‘vogla. Po na jemi familje bajagi e madhe e gjithë mblidhemi te na për me festu natën e Vitit të Ri. Nuk e di me shifra por po them ndoshta deri 250 harxhojmë. Po i llogarit këtu edhe fishekzjarret”, tha Mulolli.

“Ndoshta është nata e vetme e vitit që mblidhemi bashkë, pra deri diku ia vlen po normal jo me shpenzu shumë, duke pasë parasysh vendin tonë të varfër”, shtoi qytetari.

Të paarsyeshme shpenzimet e mëdha, e sidomos ato për mjete piroteknike, i konsideron Kastriot Zeneli nga komuna e Podujevës.

Shpenzimet në mjete piroteknike, sipas tij, janë shumë të tepërta duke krahasuar me gjendjen ekonomike në vend.

“S’është që shpenzojmë ashtu shumë, po një mesatare po. Unë si student nuk e shoh shumë te arsyeshme që brenda një nate të shpenzosh pothuajse sa një pagë mesatare në Kosovë. Megjithatë aq sa ke, aq shpenzon. Duke e pa gjendjen këtu nuk e kisha pa shume të arsyeshme gjithë ato shpenzime, plus fishekzjarre,janë shumë për xhepin e kosovarëve”, u shpreh Zeneli për Kallxo.com.

Në anën tjetër, një kryefamiljare, Hava Bejtullahu, i arsyeton shpenzimet, sado të jenë ato, pasi që bëhet “njëherë në vit”.

“Si kryefamiljare mundohemi që edhe ne të kemi një festë të hareshme në familje edhe pse po na kushton paksa, por njëherë në vit besoj që ia vlen me bo diçka paksa ma të veçantë, duke e ditë që edhe përmbyllet viti edhe i festojmë sukseset qe kemi arrit gjatë krejt vitit”, tha ajo.

Ajo shton se familja e saj shpenzon rreth 200 euro në produktet ushqimore dhe festive.

“Varet tash s’po mund te them saktë sa mundemi me shpenzu por rreth 200 euro. Kur je shume anëtarë normal që ki me shpenzu ma shumë. Po nëse nisemi prej aspektit ekonomik edhe nivelit të punësimit në Kosovë unë kisha me thanë që harxhojna edhe pse mbesim keq tani. Nuk di tash mujna me gjetë arsye qoftë ashtu qoftë kështu ama në përgjithësi si popull e kemi dëshirë pak çejfin edhe nuk e këqyrim fort sa po harxhojna qoftë edhe për një natë”, tha Bejtullahu.

Ndërsa, Xhafer Neziri nga komuna e Prishtinës theksoi se për një festim 5-6 orësh është e tepërt të shpenzohet shumë.

“Vallahi boll shumë, një pjesë e parave goxha të mira. S’po kem çka me bo, fëmija po dojnë bredha e këto zbukurime çka po janë. Po bohen boll valla. Viteve të fundit diku mbi 150 euro po qashtu diçka kemi harxhu edhe pse po e dimë qe me këto rroga tona që i marrim qaty po i marrim qaty po na harxhohen”, u shpreh Neziri.

3 hapat për të dalluar një parfum origjinal nga imitimi

Parfumi është një një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një prej atyre akesorëve më përcaktues në stilin e një personi. E keni pyetur veten pse na pëlqen një parfum? Ndoshta sepse na kujton diçka.

Ndoshta sepse na përfaqëson, na shpreh, na plotëson. E vështirë përgjigjja. Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme tek kujtesa jonë, tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij. Është e vështirë të përcaktosh nëse ekziston një ditë ose stinë e veçantë ku duhet përdorur vazhdimisht parfum, por njëzëri pohojmë që ditët e nxehta të verës do të ishin të paplota pa nuhatjen e aromave joshëse. Zgjedhja e një parfumi është tejet individuale duke filluar nga aroma, përmbajtja, marka e preferuar etj, por a jeni gjithmonë të sigurtë që produkti që keni blerë është origjinal ?

Nuk duam aspak të hedhim hije dyshimi mbi cilësinë e mallrave që shiten në Shqipëri, por eksperienca ka treguar që shpeshherë bëhen mashtrime të mëdha dhe përfundoni duke blerë një produkt të lirë dhe mbi të gjitha IMITIM. Në këtë artikull do të gjeni tre hapat që do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur dhe të mos bini pre e mashtrimeve.

Prinder, qe mos harroni t`ja mesoni femijeve tuaj keto fjale

Nje dite ne nje shkolle u var nje lajmerim:
“Te dashur prinder duam tju kujtojme fjalet:

PERSHENDETJE
FALEMINDERIT
TE LUTEM
ME FAL”

Keto fjale se pari femija i meson ne shtepi
Femijet mesojne ndershmerine, zellin dhe perpikmerine ne shtepi bashke me ju.
Ata ne shtepi mesojne miresjelljen dhe respektin ndaj te moshuarve dhe mesuesve.
Femijet e mesojne rregullin vetem ne shtepi. Mesojne te mos flasin me gojen plote dhe te hedhin plehrat ne kosh.
Ne familje ata mesojne te kujdesen per gjerat e tyre dhe te mos prekin sendet e te tjereve pa leje.
Ne shkolle ne i mesojme femijeve shume gjera por nuk mund te zevendesojme dot edukaten qe e kane marre nga prinderit.

Femra! Ky është gabimi i tmerrshëm që bëni kur fusni rrobat në lavatriçe

Makina e larjes së rrobave në temperatura të ulëta lejon zhvillimin dhe bartjen e bakterieve nga rrobat e zakonshme me peshqirët e kuzhinës, të cilët mund të shkaktojnë infeksione në familje.

Temperaturat e ulëta në programet ekonomike për larjen e rrobave, nuk janë të mjaftueshme për të vrarë bakteriet, theksohet sipas një studimi të Shoqatës britanike për higjienë. Sipas tij, rreth 0.1 g ose 10,000 fekale mbeten tek brekët e “pastra” pas larjes në temperatura të ulëta.

Njerëzit besojnë se, rrobat pas çdo larje në makinën e larjes së rrobave, duhet të jenë të pastra, por ka një dallim të madh mes pastërtisë sipërfaqësore dhe asaj higjienike – thekson bartësja e këtij studimi, Lisa Akerli.

Lisa shton se si programi ekonomik dhe programet tjera të lavatriçes në temperatura të ulëta janë problematike jo vetëm për shkak të mbetjeve bakteriale, por edhe përtej kontaminimit duke kaluar në gjëra tjera në makinë dhe krijimin e të ashtuquajturës “ përzierje bakteriale”.

Gjërat nga ku vijnë bakteriet, si peshqirët dhe salvetat apo pëlhurat e kuzhinës, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut dhe lehtë mund të shkaktojnë shumëllojshmëri të sëmundjeve. Bakteriet në rroba me lagështi janë më të rrezikshme, sepse mund të vijnë në kontakt me duart tuaja gjatë vendosjes në tel për tharrje, dhe më pas të prekni paqëllim gojën tuaj me ato duar.

Për atë, lani rrobat tuaja në 60 gradë, kështuqë do të jeni më të sigurtë.

Këshilla për higjienë më të mirë të lavatriçes:

Të paktën një herë në muaj lani rrobat në 90 gradë. Pra, edhe rrobat do të jenë të pastra por edhe makina larëse do të pastrohet nga bakteriet Mbulesat dhe rrobat duhet të lahen të veçuara nga peshqirët, sidomos kur lahen në temperature të ulëta.

Pas përfundimit të larjes, dera e lavatriçes është mirë që të lihet hapur për një kohë, sepse qarkullimi i ajrit parandalon rritjen e bakterieve brenda saj.

Rregullisht pastroni derën e lavatriçes, si dhe vendin ku hidhet detergjenti dhe zbutësi.

Pas shtrirjes së rrobave në tel për tharje, pastroni tërësisht duart tuaja.

Nëse lani rrobat tuaja në temperatura të ulëta pa ndonjë dezinfektues, atëherë thani mirë rrobat dhe sigurohuni që të pastroni duart pas prekjes së rrobave me lagështirë.