A e keni pyetur ndonjehere veten pse ezani fillon me “Allahu Ekber”?

A e ke pyetur ndonjë ditë veten se pse ezani fillon me shprehjen Allahu Ekber (Allahu është më i madhi) dhe nuk fillon me ndonjë shprehje tjetër, si Subhanallah, apo Esh-hedu en la ilahe il-lAllah??

Fshehtësia e saj gjendet në këtë ajet të sures Xhumua, ku Allahu i Madhëruar thotë: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!”. Xhumua 9.

Pra, qëllimi i zgjedhjes së kësaj shprehjeje nuk është vetëm se tërheqja e vërejtjes së dëgjuesit, por është edhe vetëdijesimi i tij, se Allahu është më i madh dhe më meritor t’i përgjigjet në atë moment, se çdo gjë që e preokupon atë nga preokupimet e dynjasë.

Nëse je duke mësuar dhe duke përsëritur, dije se Allahu është më meritor t’i përgjigjesh, se sa ta vazhdosh leximin. Nëse je duke mbjell apo duke korrur, dije se Allahu është më i madh që t’i përgjigjesh, sesa të preokupohesh me tokën dhe frytet e saj.

Nëse je duke bërë shitblerje, Allahu është më i madh dhe më meritor t’i përgjigjesh, se sa të merresh me tregti në atë moment edhe nëse e di se fiton nga ajo tregti. Për këtë arsye shprehja Allahu Ekber, është ajo më e mira që e dëgjojmë derisa të jemi gjallë.

Sa herë që e dëgjojmë ezanin dhe i përcjellim e i përsërisim fjalët e myezinit, dhe tek shprehja “Haja alas-salah, haja alal felah – Ejani në namaz, ejani në shpëtim”, themi La havle ue la kuvete il-la bil-lah (Nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut), kërkojmë ndihmë nga Allahu i Madhëruar që ta praktikojmë këtë fe dhe sheriat.

Me përcjelljen e ezanit, ti vetëm se e vërteton dhe e pranon shpirtërisht se, çdo gjë që thuhet nga ezani, përputhet me atë që gjendet në gjoksin tënd nga bindja dhe e vërteta.

Ngutja dhe nxitimi për në namaz, është vërtetim praktik i të nxituarit në veprimin e urdhëresave të Allahut dhe mos neglizhencën e tyre. Si mendoni, a jemi ne nga ata!?

Cila sadaka është më e mirë?

Në këtë drejtim është e rëndësishme të dimë se si të arrijmë vlerë sa më të lartë të mundshme për të gjitha veprat tona të mira, pra, edhe për sadakën. Këtë in sha Allah sot do ta mësojmë përmes ajeteve kuranore dhe thënieve të Pejgamberit, savs:

Sadaka më e mirë është:

Ajo që jepet fshehtas: Allahu i Madhërishëm, në ajetin 271 të sures el-Bekare, thotë: “Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. Allahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.” Kurse në një transmetim unanim të hadithit të Pejgamberit a.s. thuhet se ata që e japin sadakën në mënyrë të fshehtë do të jenë nën hijen e Allahut në Ditën e gjykimit: Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shtatë veta Allahu do t’i vendos nën hijen e Tij në Ditën kur nuk do të ketë hije tjetër… 6. Njeriun i cili jep sadakë fshehtas, ashtu që dora e majtë e tij, nuk di çka ka dhënë e djathta…” (Muttefekun alejhi). Kur ne japim sadakë në fshehtësi, ne e tregojnë nijetin tonë të pastër se e japim në emrin e Allahut të Madhërishëm, i Cili do të na shpërblejë me një shpërblim të veçantë. Përndryshe, djalli të mallkuar mund të ndërhyjë dhe të na përziejë formalizmin (që dikush na sheh), e kjo e shlyen veprën e mirë, sepse Allahu i Madhërishëm, i pranon vetëm veprat që njeriu i bën sinqerisht në emër të Tij.

Atëherë kur njeriu është i shëndoshë dhe i aftë të fitojë: Transmeton Ebu Hurejre r.a.: “Erdhi një njeri te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, cila sadakë është më e mirë?” Ai tha: “Nëse japësh sadakë derisa je i shëndetshëm dhe derisa e don pasurinë dhe i frikësohesh varfërisë! Mos e shtyjë – mos e vono, kështu që kur të vjen shpirti në fyt të mos thua: “Kjo është për këtë, e kjo për këtë!” Po a nuk i mbetët krejt dikujt?!” (Buhariu). Ibn Mesudi r.a. ka thënë: “Një dërhem të cilin e ndanë dikush nga ju duke qenë me shëndet dhe me lakmi, është më i mirë se 100 dërhemë me të cilët e lënë testamentin në prag të vdekjes tënde.”

Dhënia e sadakës në pajtim me mundësitë: Sadaka e vogël mund ta peshojë sadakën e madhe siç thuhet në hadithin vijues: Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Një dërhem i ka tejkaluar 100 mijë dërhemë!” Ata thanë: “Si kështu?” Ai tha: “Një njeri kishte 2 dërhemë dhe si sadakë e dha një, kurse një tjetër njeri shkoi në pronat e tij të mëdha dhe mori 100 mijë dërhemë dhe i dha si sadakë.” (En-Nesai). I pari ka dhënë gjysmën e asaj që posedonte, ndërsa tjetri dha vetëm një pjesë të pasurisë së tij dhe pa marrë parasysh që dallimi është për 100 mijë dërhemë, i pari me një dërhem e ka tejkaluar në shpërblim.

Për mbajtjen e familjes: Pejgamberi a.s. në hadithin që shënon Buhariu thotë: Transmeton Ibn Mesudi r.a. se i Dërguari i Allahut savs, ka thënë: “Kur një njeri shpenzon diçka për familjen e tij, me nijet të sadakës, do t’i llogaritet si sadakë!” (Buhariu). Në një transmetim tjetër thuhet: Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Një dinar të cilin ia jep një të varfëri, një dinarë të cilin e jep për çlirim nga robëria, një dinar të cilin e shpenzon në rrugën e Allahut dhe një dinar që ia jep familjes tënde – dinari më i mirë është ai që ia jep familjes tënde!” (Muslimi).

Sadaka për të afërmit: Ebu Talha ka qenë ensariu më i pasur në Medine, kurse pasuria më e dashur për të ishte një arë me emrin Bujreha, e cila ishte në drejtim të xhamisë, dhe Pejgamberi a.s. pinte ujë prej saj. Tregon Enesi r.a.: “Kur u shpall ajeti 92 i sures Ali Imran, ku thuhet: “Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhenet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), Allahu atë e di.” Ebu Talha erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, Allahu në Librin e Tij po thotë: “Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhenet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj…”, kurse unë pasurinë më të dashur e kam Bujrehan, andaj po jap si sadakë në emër të Allahut. Përfitimin dhe frytet nga ajo unë i dua te Allahu, andaj jepe ku të duash!” Pejgamberi a.s. thotë: “E kjo është e mirë, është pasuri fitimprurëse. Unë dëgjova çfarë the, por unë po të propozoj që t’ua japësh të afërmve!” Ebu Talha tha: “Do të bëj ashtu, o i Dërguari i Allahut!” Dhe kështu, Ebu Talha ua ndau të afërmve dhe kushërirëve të tij! (Buhariu).

Sadaka për fqinjët: Në hadithin që e shënon Imam Maliku, transmetohet nga Abdullah ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk është besimtar ai i cili është i ngopur, kurse fqinji i tij i uritur!” (Maliku). Le të mendojmë rreth këtij hadithi! A janë fqinjët tanë të uritur, kurse ne të ushqyer, pa marrë parasysh kush janë ata, sepse hadithi nuk vlen vetëm për muslimanët, por për të gjithë fqinjët? Nëse janë të uritur, sipas hadithit ne nuk jemi besimtarë. Atëherë çfarë jemi ne? Sikur secili prej nesh të kujdeset për të afërmin e tij, nuk do të kishte asnjë të uritur në Kosovën tonë të bukur.

Sadaka për xhihad: Dhënia për xhihad kundër kafirave dhe munafikëve, bën pjesë në format më të larta të sadakës, për të cilën Allahu i Madhërishëm flet në shumë ajete kur’anore, në të cilat xhihadi me pasuri është vendosur para xhihadit me jetë. Ndër këto ajete është edhe ajeti 41 i sures et-Tevbe, ku thuhet: “Dilni (në luftë), le t’ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hire të Allahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.” Kurse në transmetim të Zejd ibn Halidit r.a. i Dërguari i Allahut, savs, ka thënë: “Kush e pajis një luftëtar në rrugën e Allahut edhe ai është luftëtar, dhe kush e jep një luftëtar në rrugën e Allahut edhe ai është luftëtar!” (Buhariu).

Sadaka e përhershme-vazhdueshme: Kjo është një sadakë të cilën njeriu e jep dhe ajo vazhdon edhe pas vdekjes së tij, kështu që edhe pas vdekjes së tij i shkruhen veprat e mira. Në këtë kuptim, është edhe hadithi i Pejgamberit savs: Transmeton Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i Allahut savs, ka thënë: “Kur njeriu vdes, i ndërpritet shkrimi e veprave të mira, përveç në tre raste: sadaka e vazhdueshme, dituria me të cilën njerëzit shërbehen, dhe një fëmijë i mirë i cili lutet për të!” (Muslimi)

Të bëhemi prej atyre që japin lëmoshë fshehurazi, dhe të cilët në mënyrë hallall i mbajnë familjet e tyre, dhe të cilët u ndihmojnë të afërmve, dhe të cilët e shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Allahut të Madhërishëm, duke shpresuar vetëm shpërblimin e Tij!

I lutemi Allahut të Madhërishëm, të na ndihmojë ta ruajmë dritën e Islamit, të na bëjë prej atyre që e pasojnë Sunetin e Pejgamberit savs, të na bëjë prej atyre që japin sadakën vetëm në emër të Allahut, të na ruaj nga sprovat të cilat nuk mund t’i përballojmë, që fëmijët dhe pasardhësit tanë t’i bëjë gëzimin e syve dhe zemrave tona, që të ketë mëshirë për ne në Ditën e gjykimit, dhe të na nderojë në xhenet në shoqëri me pejgamberët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me njerëzit e mirë! Amin!

Nxitimi nga aspekti Kur’anor dhe Shkencorë

Jetojmë në botën e kompjuterëve, të raketave kozmike dhe të zbulimeve të mëdha teknologjike, të cilat ndryshuan edhe mënyrën e jetesës dhe qëndrimit tonë. Nuk është tërë problemi tek intelekti njerëzor, që ka një energji të papërshkrueshme për të bërë hulumtime dhe zbulime të reja, por i tërë problemi qëndron në çështjen se këto zbulime kolosale bëhen me shpejtësi aq të rrufeshme, saqë e bëjnë njeriun e sotëm si një makinë robot me kërkesa dhe dëshira të pafundme.

Është e vërtetë se të gjithë njerëzit nuk mund të bëhen të pasur apo të ditur, mirëpo sot, për fat të keq, shumica e njerëzve, duke mos kërkuar dituri të vërtetë dhe fitim të ndershëm, vrapojnë me nxitim pas diplomave dhe pasurimit me çdo kusht. Për këtë arsye ata nuk janë në gjendje ta shfajësojnë veten në këtë drejtim dhe nuk mund të zgjidhin problemet e shumta me të cilat ballafaqohet bota bashkëkohore sot.

Kurani famëmadh ka shumë versete lidhur me nxitimin: “Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm . . .” (El – Enbija, 37)

“Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.”(El – Isra, 11)

“Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë).”(El – Kijame, 20)

Nga verseti i fundit kuptojmë se një prej emrave të kësaj bote është el-axhiletun, që do të thotë se kjo botë kalon shpejtë.

Allahu i lavdishëm me fjalët kuranore na ka treguar se ekzistojnë dy lloj nxitimesh a ngutësish:

Ngutësia me të cilën bëhen mëkatet, zullumi dhe harami;
Ngutësia për fitimin e lejuar, me të cilin arrihen vlerat shpirtërore.
Lidhur me këtë lexojmë me vëmendje dhe duke medituar versetet kuranore në vijim:

“Dhe, shumë prej tyre i sheh se nguten në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata.” (El – Maide, 62)

“Secili (popull) ka një anë të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni . . .” (El – Bekare, 148)

“Dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.

Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato.”(El – Mu’minunë, 60-61)

“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.

Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.”(Ali Imran, 133-134)

Pra, ngutësia për të bërë punë të mbara dhe të lejuara është e rekomanduar dhe e preferuar, por njerëzit, duke u ngritur për ta arritur ritmin e kohës moderne, bëjnë gjëra të palejueshme.

Nga ngutësia e tepruar pëson edhe organizmi i njeriut, ngase organizmi ynë nuk është i përgatitur që të reagojë në mënyrë adekuate gjatë streseve të shumta në jetën e përditshme.

Jemi dëshmitarë dhe për çdo ditë dëgjojmë se filani përjetoi infarkt në zemër, se filani është paralizuar apo ka ulçerë. Pra, këto janë të gjitha ato që mjekësia bashkëkohore i përshkruan si stres, që do të thotë reagim joadekuat i njeriut në momente të veçanta.

Sistemi kardiovaskular reagon ndaj stresit me takikardi, me rritjen e vëllimit brenda një minute, me ngritjen e tensionit të gjakut, me ndryshime të ritmit si dhe me variabilitete të potencialeve elektrike, të cilat manifestohen më ndryshime elektro-kardiografike.

Sindromi i ulçerës peptike është pasojë e reaksionit stresogjen joadekuat. Koliti ulçeroz fillon dhe ekzacerbon (ngacmohet, përkeqësohet) tek personat në momente stresogjene.

Sindromi hiperventilar, si manifestim i stresit, karakterizohet me episoda të hiperpnesë, frymëmarrjes së vështirësuar e të shpejtuar, të shoqëruar nga një ndjenjë “urie” për ajër dhe dhembje në kafazin e krahërorit.

Veprimet stresogjene shkaktojnë ndryshime të mëdha në aktivitetin sekretues të gjëndrave me sekretim të brendshëm dhe për pasojë shkaktojnë ndryshime metabolike e sidomos te diabeti dhe hipertireoza.

Psikoneurozat janë ndryshime të shumta të personalitetit tek të cilët procesi i të menduarit emocional dhe somatik është stereotipik, ngase nuk është adekuat dhe nuk është adaptuar mirë për t’i përballuar streset e përditshme dhe kërkesat e jetës. Sot njerëzit kërkojnë të arrijnë në çdo mënyrë rezultate të mëdha nën presion të përhershëm dhe qëndrojnë para alternativës fight or flight (luftë apo ikje), duke harruar mundësinë e tretë – flow (rrjedh qetë). Njeriu bashkëkohor mundohet t’i ikën stresit në mënyrë artistike përmes stimulantëve të ndryshëm si alkoolit, cigareve, mjeteve qetësuese, etj.

Si pasojë e përdorimit të këtyre stimulantëve të përmendur më sipër shkaktohet dëmi i organeve vitale: sistemi nervor qendror, i zemrës, i mushkërive, i mëlçisë dhe i enëve të gjakut. Si pasojë e streseve të mëdha, vetëm në vitin 1978 afro 4 milionë francezë janë ankuar për depresion, ndërsa në vitin 1988 ky numër ka shënuar ngritje duke arritur shifrën prej 8 milionë. Sipas mendimit të mjekëve pasojë e kësaj janë nxitimi, ndjenja e lodhjes, rraskapitjet, dhembjet e kokës, palpitimet prekardiale, marramendjet, të qarët pa pra, pagjumësia dhe humbja e personalitetit.

Po në Francë, vetëm në vitin 1978 u përdorën 8 milionë skatula të ilaçeve për qetësim.

Amerikanët për çdo vit konsumojnë 400 tonë të barbiturateve në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Po ashtu atje për çdo vit harxhohen 10 miliardë tableta amfetaminë (stimulues të intelektit).

Mejkët e sotëm u rekomandojnë personave që kanë strese që të konsumojnë më pak duhan, një gotë alkool, reduktimin e peshës trupore, dieta të ndryshme dhe mundësisht dy herë në ditë të bëjnë procedurën e meditimit transcendental. Kuptohet, këto këshilla u preferojnë nëpunësve, politikanëve, biznesmenëve dhe njerëzve që janë të rrezikuar nga strese të përhershme, ngase ata nuk i njohin recetat islame, ata nuk kanë asnjë njohuri mbi mënyrën e mjekimit islam.

Nuk duhet të harrojmë se islami është fe e natyrshme, e përshtatshme për jetën njerëzore. Lidhur me këtë, këtu më poshtë po japim disa rregulla që i preferon feja islame për mbrojtjen kundër stresit:

Ndalon rreptësisht përdorimin e alkoolit;
Ndalon përdorimin e substancave narkotike;
Obligon agjërimin, si ilaçin më efikas trupor e shpirtëror;
Kundër frikës preferon mbështetjen e plotë tek Allahu i gjithfuqishëm, siç aludon verseti kuranor në vijim:
“E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra kini frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!”

(Ali Imran, 173)

Besimtarët , duke u mbështetur tek Allahu i madhërishëm, gjejnë qetësi mendore e shpirtërore. Kur u ndodh diçka e mirë ata e dinë se ajo është dhunti nga Allahu xh.sh., i Cili ka pushtet mbi çdo gjë, prandaj e falënderojnë dhe i shprehin mirënjohje. Por kur i prek ndonjë fatkeqësi ata durojnë e nuk dyshojnë se ajo është nga Zoti, i Cili ka dashur t’i vërë në sprovë, prandaj i luten vetëm Atij që t’ua lehtësojë fatkeqësinë dhe t’u jep kurajo. Nëse njeriu nuk e ka mbështetjen e Allahut të gjithëfuqishëm, atëherë atij nuk i ndihmojnë as prirjet e tij, as fuqia, as mençuria. Muslimanët e parë i kuptuan shumë mirë versetet kuranore dhe vepruan sipas tyre, punuan parreshtur dhe, duke u mbështetur në ndihmën e Zotit xh.sh., merreshin me tregti, me punët industriale, bujqësore dhe me studime shkencoro-filozofike. Në sajë të të gjitha këtyre ata përparuan me shpejtësi të madhe dhe në këtë mënyrë arritën të jenë mësues të botës gjatë disa shekujve.

Për meditim transcendental islami ë bën të detyrueshëm namazin.
Në Amerikë mënyra e fundit për mënjanimin e stresit është e ashtuquajtura teknikë e meditimit transcendental. Po ta përkthejmë fjalë për fjalë kjo do të thotë meditim i thellë abstrakt. Kjo modë burimin e vet e ka në Indi dhe paraqet një formë të jogës dhe, si çdo risi tjetër, gjeti hapësirë dhe kushte për t’u pranuar masovikisht në perëndim, e sidomos në Amerikë. Për këtë metodë u botuan libra të tërë, u organizuan shumë tubime shkencore dhe kongrese, në të cilët u përfshin me miliona emisarë dhe misionarë. Kjo metodë kërkon nga ithtarët e saj që brenda ditës të lirohen disa minuta nga preokupimet dhe brengat ditore, duke i mbyllur sytë në gjendje të qetësisë së plotë dhe duke i përsëritur disa formula (në gjuhën sanskrite). Kjo gjendje qetësimi do t’ju bëjë të mundur atyre që për një moment të lirohen nga brengat e përditshme të kësaj bote, nga peripecitë e saj, duke kaluar në botën transcendentale, pra në botën e qetësisë shpirtërore.

Mjekët kanë konstatuar se gjatë këtyre seancave normalizohet tensioni i gjakut, ngadalësohet pulsi dhe arrihet harmonizimi dhe baraspesha e përbërjes kimike të gjakut. Në revistat e tyre hasim në të dhëna të thukta statistikore, të cilat dokumentojnë se shumë njerëz duke zbatuar këtë metodë janë shëruar me sukses nga tensioni i lartë i gjakut, nga sëmundjet kardiovaskulare, nga çrregullimet hormonale, nga dhembjet kronike të kokës dhe nga sëmundjet psikike.

Këtë metodë kaq të popullarizuar sot në botë muslimanët e kanë njohur që para 1400 vjetësh, duke bërë namaz pesë herë në ditë. Namazi ynë është i lidhur me përgatitje trupore e shpirtërore. Besimtari i sinqertë në namaz lirohet plotësisht nga brengat dhe preokupimet ditore. Ai lirohet tërësisht nga dëshirat, lakmitë, nga mendimet e tij kur i thotë fjalët All-llahu Ekber (Zoti është më i madhi). Namazi dallon shumë nga teknika e meditimit transcendental, sepse është hyrje në prezencën e Allahut të madhërishëm, hyrje në kuvendim me Të.

Ne nuk shërbehemi me formula indiane dhe talismane të pakuptimta, por e lartësojmë dhe e madhërojmë Krijuesin absolut, duke e thirrur me emrat e Tij më të bukur: Rrahman, Rrahim, Malik, Rabb dhe duke e ndier dhe përjetuar prezencën e Fuqisë dhe të Bukurisë absolute.

Namazi nuk është pushim i mendjes, por rilindje e zemrës dhe e shpirtit, hapje e horizonteve të reja gjatë të cilave besimtari merr dritë të re, nektar të freskët, valë të reja të mëshirës dhe qasje të re nga afërsia hyjnore. Namazi është momenti më i frytshëm, më i begatshëm kur besimtari e ripërtërin lidhjen me burimin e fshehtë nga i cili merr ekzistencën e tij. Nëse besimtari e fal namazin me përkushtim të plotë, me prezencën e fuqishme të zemrës dhe shpirtit, duke u zhytur në pastërtinë e plotë, siç kërkon Allahu xh.sh. prej nesh, ai namaz i shërben edhe si ilaç i fuqishëm kundër sëmundjeve trupore e shpirtërore. Sikur gjatë kohës sa zgjat namazi të bëheshin analizat laboratorike të gjakut, të qendrave akupunkturale, të punës së zemrës, të lëvizjeve së gjymtyrëve, të boshtit kurrizor, të likuorit cerebrospinal, të tensionit të gjakut, pulsit, të bioaminave të trurit, të kateholaminave, do të shënoheshin rezultate të shkëlqyera. Andaj për këto arsye që i përmendëm më sipër namazi mbetet depo e fshehtë dhe atë që përmban e di më së miri vetëm ai që e kryen namazin me prezencën komplete të trupit dhe të shpirtit.

Zoti xh.sh. urdhëroi: Faleni (kryeni) namazin! Nuk tha lutuni në namaz, sepse namazi i vërtetë është ai në të cilin marrin pjesë të gjitha organet së bashku me shpirtin.

Perëndimi gaboi kur namazin, të cilin islami e bëri të detyrueshëm për ithtarët e vet, e quajti fizkulturë, ngase e shikuan vetëm anën e jashtem të tij dhe harruan se lëvizjet në namaz janë vetëm simbolike. Qëndrimi në këmbë gjatë namazit simbolizon madhërimin e Allahut xh.sh. Pastaj rukui dhe sexhdeja janë shenjë e dorëzimit të plotë dhe çlirim shpirtëror.

Andaj, namazi është miraxh i vogël i besimtarit në krahasim me Miraxhin e madh të Resulullahut s.a.v.s.

Namazi është burim i fuqisë dhe i vullnetit, mineral shpirtëror që e frymëzon njeriun për të ngadhënjyer mbi vështirësitë e jetës, për ta fituar betejën me jetën. Ja çka thotë dr. Kissis Karel, fitues i çmimit Nobel, për namazin: “Nga të gjitha metodat e njohura deri më sot, namazi është burimi dhe fuqia më e madhe për rivendosjen e shkathtësisë së njeriut. Këtë e vërtetova personalisht si mjek i shumë pacientëve të cilët nuk patën sukses të shërohen me medikamente, por të cilët i shëroi nga sëmundja intervenca e namazit.”

Namazi është institucion për edukim trupor dhe shpirtëror, që çon në dashuri reciproke dhe barazi ndërmjet njerëzve. Është motor i fuqishëm që e vë njeriun në lëvizje pesë herë në ditë. Është fuqi nga e cila buron adhurimi, pastërtia, kultura, civilizimi, edukata, morali, është arma më e fuqishme kundër nxitimit në punë të këqija dhe kundër stresit.

Duke cituar pjesë nga nga Kurani, besimtari i lutet Zotit xh.sh. për lumturi dhe shpëtim, angazhon maksimalisht fuqinë mendore dhe energjinë intelektuale, ushtrohet dhe lartësohet duke u ngritur mbi qenien shtazore, duke u bërë vetëm rob i Allahut të madhërishëm e i askujt tjetër.

Kush e kryen namazin rregullisht, ai e ngrit lart zemrën dhe e fisnikëron shpirtin, ngadhënjen mbi veset epshore, pastrohet sikur ari i kulluar i argjendarit.

Në fund të konkludojmë se namazi është pasuria jonë e depozituar në bankën e Allahut xh.sh. dhe mbetet depo e fshehtësive komplete, për të cilat dimë pak, ndërsa fjalët për të nuk kanë fund.

Porosia hyjnore është e përhershme dhe vlen për të gjithë brezat njerëzorë, duke nxitur intelektin për meditim të thellë:

“Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.” (El – A’ëla, 14-15)

Shpjegimi shkencorë i ngjarjes nga Surja JUSUF

Allahu i madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë: “E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t’i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: “Dilu para atyre!” Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: “All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!” (Jusuf, 31)

Shumica e dijetarëve pajtohen që pejgamberi Jusuf a.s. nuk ka pasur rival në pamjen e bukur dhe qëndrimin e tij deri në atë masë saqë grupi i grave që ishin ftuar nga gruaja e ministrit, harruan që i kanë thikat në duart e tyre dhe në vend që t’i qëronin frutat i prenë duart e tyre pa i ndier fare.

Tregimi ndoshta do të jetë i pabesueshëm dhe jobindës për pabesimtarët, por dituria me ndihmën e metodave shkencore dhe anatomisë ka qëndrim krejt tjetër i cili është kompatibil me versetin e lartëpërmendur. Distraksioni apo kthimi i vëmendjes për t’i lehtësuar dhembjet.

Ndryshimi i koncentrimit vëzhgues i shkaktuar me çfarëdo qoftë që e orienton mendimin, sot është fakt për të cilin shkenca e vërteton.

Në këtë proces, nën ndikimin e disa distraktorëve fillon të harrosh, gjegjësisht je i izoluar nga dhembjet tua.

Ëndërrat gjatë ditës dhe shikimi i TV është shembull i mirë, së pari procesi i brendshëm, ndërsa tjetri procesi i jashtëm për shkak të cilit koncentrimi i ndonjë personi është i penguar në skajshmëri dhe në tërësi orientohet në shfaqje tjetër (distraktor).

Nuk ka dyshim, siç thotë shkenca, distraktori më efikas i cili do të mbizotërojë me trupin është ai i cili tërheq vëmendjen e qendrave për dëgjim, shikim, aromë, shije dhe ndjenja.

Në eksperimentin që e kanë bërë hulumtuesit në spitalin edukues, disa njerëz gjatë operimit kanë qenë të ekspozuar ndaj imazheve fascionante, përpos ilaçeve të përshkruara dhe rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshëm në krahasim me rezultatet e disa njerëzve që nuk e kanë konsumuar ilaçin për ndryshimin e koncentrimit vëzhgues.

Ky studim për të cilin mjekët rekomandojnë që pos ilaçeve tradicionale të përshkruara, shfrytëzimin e mënyrave shtesë për të zvogëluar dhembjet, është botuar në revistën “Chest”. Në faqen e internetit të BBC-së është shpallur hulumtimi me emërtimin “The return to nature”, në të cilin dr. Geel Hopkins thotë: “Ne kemi arritur sukses të lehtësojmë dhembjet e pacientëve tanë duke i ekspozuar ndaj imazheve të bukura dhe muzikës. Kjo ka ndihmuar shumë në minimizimin e efektit psikologjik dhe tendosjes fizike.”

Me përdorimin e rrezeve funksionale të trurit që paraqesin absorbimin e gjakut dhe ushqimit në qelizat nervore është treguar se kur personi është i ekspozuar çfarëdo qoftë një gjëje që shkakton distraksionin e koncentrimit, niveli i aktivitetit në disa regjione të trurit është i zvogëluar, siç është hipotalamusi, gyrus cingulatus, korteksi senzor dhe gyrus postcentralis, përgjegjës për marrjen e ndjenjës (përjetimit) të dhembjes. Aktiviteti në disa regjione të trurit rrit tajitjen e endorfinës e cila vepron në receptorët e dhembjes si opiat.

A e keni ditur që nafta përmendet në Kur’an?

Fjalën të cilën në versetin e mëposhtëm e kemi përmendur me “mbeturinë” është fjala arabe “guthaen”. Ndërsa fjala e zezë të cilën e kemi përkthyer si “e zezë” në Kuran përmendet si “ahva”.

Allahu i madhërishëm thotë: “Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.” (El – A’ëla, 4-5)

Nafta, lëndë djegëse e fosileve, kryesisht bëhet si rezultat i procesit të gjatë në të cilin bimët sikur algat që mbijnë në të çarat e shkëmbinjëve, me ndihmën e baktereve i ekspozohen proceseve të ndryshme kimike. Mbizotëron mendim gjithëpërfshirës që nafta është me prejardhje organike. Kullosat që janë krijuar para krijimit të njeriut, përpos baraspeshës ekologjike të Tokës, kanë pasur për “detyrë” që më vonë të transformohen në naftë. Nga këto mbetje të cilat me miliona vjet janë kalbur në thellësitë e deteve, kanë mbetur materiet yndyrore, të cilat më vonë me proceset kimike janë transformuar në naftë.

Nafta, lëng viskoz i errët, tregon cilësinë e “mbeturinës”, siç theksohet në verset. Në shumicën e rasteve nga vendi ku është krijuar zhvendoset në vende tjera. Pra, nuk ka aso ndërtimi që direkt të fundoset në vendin ku është formuar, por sikurse lumi lëviz, zhvendoset dhe kur has në shkëmb të fortë aty fundërrohet.

Burimet e zbuluara të naftës janë formuar ashtu që këta shkëmbinj e kanë ndalur naftën.

Shkurtazi, siç përmendet në Kuran, nafta është:

Me origjinë organike, sikurse bimët;
Ngjyrë të errët (zezë);
Lëviz sikurse lumi (me vrull).
ROLI I NAFTËS NË JETËN TONË

Zbulimin e naftës e shpjegon në mënyrë sa vijon enciklopedia Temel Britannica: “Deri në mesin e shekullit XIX nafta e papërpunuar është grumbulluar në pellgje, në vende ku në mënyrë natyrale ka dalur në sipërfaqe. Për këtë ka dalur në burimet ku kanë pirë bagëtia apo në puset e hapura për nxjerrjen e ujit të njelmët, nafta në shumicën e rasteve është konsideruar materie e padëshiruar.

Në SHBA në vitin 1850 së pari Ferris e pastaj e Kier, filluan me punët e para për shfrytëzimin e naftës si lëndë djegëse për llamba. Edwin L. Drake më 27 gusht të vitit 1859 hasi naftë në thellësi prej 21 metrave. Për shkak të punës së rrezikshme siç është gjuetia në balena dhe meqë është burim i lëndës djegëse, më e lirë për llamba, nafta e gjeti tregun e përgatitur. Në fund, filloi gara për naftë dhe epoka e naftës . . .”

Me fillimin e epokës së naftës, fusha e shfrytëzimit të saj në mënyrë konstante u zgjerua. Allahu i madhërishëm në këtë materie inkorporoi cilësi të tilla kimike që pas përpunimit në struktura të reja të shfrytëzohet në sfera të ndryshme. Mazuti, benzini dhe kerozini janë derivatet më të njohura të naftës së papërpunuar. Derivatet më pak të njohura kanë fushë të jashtëzakonshme të përdorimit. Nafta gjindet në qirinjtë dhe llaqet, parfumët, preparatet kozmike bile edhe materie të caktuara që pengojnë prishjen e djathit që përgatiten nga derivatet e naftës. Në ilaçet që përdoren kundër insekteve, poashtu gjinden derivatet e naftës. Etileni i cili përdoret për pjekjen artificiale të domateve, acetoni i cili përdoret për llaqet e thonjëve, materiet kimike që përdoren për prodhimin e kauçukut modern, detergjentet plastik dhe të lëngët, si dhe lloje të ndryshme të ilaçeve bëhen duke iu falënderuar naftës. Shumë prodhime të tekstilit për veshmbathje, poashtu prodhohen duke falënderuar derivateve të naftës. Tregimi që fillon me kalbëzimin e ndonjë bari dhe algave në vendndodhjet e naftës të cilat nën tokë dalin si vërshime të vrullshme, vazhdojnë në detergjente, veshmbathje, llaqe për thonjë, etj.

Pra, versetet 4 dhe 5 të kaptinës El-A’ëla aludojnë në naftën. Ndërsa në versetin më lartë potencohet sesi Allahu i Gjithëdijshëm çdo gjë përcakton me masë: “Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I cili krijoi dhe përsosi, Dhe i cili përcaktoi e orientoi.” (El – A’ëla, 1-3)

A është e drejtë apo e gabuar t’i puthësh fëmijët në buzë? Kujdes me fëmijët

Terapeutët zbulojnë se si ndikon në fëmijën tuaj. Edhe pse nuk ka konsensus për këtë praktikë, këto gjetje hedhin dritë mbi dilemën.

E gabuar
Dr Charlotte Reznick, një psikolog në Universitetin e Kalifornisë, tha se një puthje në buzë nga prindërit mund të shkaktojë konfuzion. Nëse fillon të puthësh fëmijët e tu në buzë, kur duhet të ndalesh? Fëmijët rriten dhe kur arrijnë në moshën 5 ose 6 vjeç ata bëhen të vetëdijshëm për trupat dhe seksualitetin e tyre, ata në fakt mund të stimulohen nga një puthje në buzë. Për një fëmijë, kjo puthje është jashtëzakonisht konfuze. Ata e shohin babanë dhe nënën e tyre duke u puthur në buzë, dhe pastaj mami dhe babi vijnë dhe bëjnë të njëjtën gjë me ta. Është e mjaftueshme për të ngatërruar çdo mendje të re për rolet, ndjenjat, emocionet dhe ndjenjat. Ndalimi në kohën e duhur duket të jetë zgjidhja, por jo të gjithë fëmijët zhvillohen dhe piqein në të njëjtën kohë, gjë që e bën një moshë të caktuar të vështirë për t’u identifikuar. Ndalimi i kësaj praktike vjen natyrshëm.

“Pse o Zot?”

“Pse o Zot?”

Pse o Zot na dënon me përmbytje?
O robi i im kam hedhur edhe më shumë shi dhe nuk përmbyteshit, atëherë vendi ishte i mbushur me pyje, lumenjtë kishin shtratin e tyre, njerëzit hapnin kanale për të përfituar toka bujqësore, shtëpitë i ndërtonit në kodra… Ndaj mos thuaj pse o Zot, se ti nuk i di nevojat e tokës për ujë, thuaj pse o njeri, që begatitë e Mia i shndërron në vuajtje… Me lakminë tuaj po e shkatërroni vetveten!
Po o Zot i im, ne gabuam, tek Ti kerkojmë falje, na fal e mos na dëno me paditurinë tonë…

Jeni duke humbur motivimin për të vrapuar? Motivohuni me këto katër këshilla

Ndiheni të lodhur dhe jeni shumë afër për të hequr dorë nga vrapimi krejtësisht? Nuk jeni të vetmit!

Normalisht se ndoshta vetëm ju nevojitet një ditë pushim, dhe kjo është gjëja e duhur për ta bërë, transmeton Telegrafi.

Por nëse kjo nuk ka të bëjë me lodhjen fizike që po e ndjeni, por ka të bëjë me motivimin që po ju bie, atëherë ueb sajti i çiklizmit ‘Strava’ ka disa këshilla për ju.

Të dhënat nga anëtarët e këtij sajti (po flasim për 1 milion atletë të rinj që i bashkohen kësaj platforme çdo 40 ditë) sugjerojnë disa mënyra përmes së cilave do ta gjeni motivimin që ju duhet.

Ushtroni me miqtë: rrjeti social i atletëve sugjeron se ushtrimi me miqtë shpie që njerëzit të jenë 22 për qind më aktivë sesa kur ushtrojnë vetë.
Bashkojuni një klub fitnesi: ndryshe nga ushtrimi me miqtë, regjistrimi në një klub shpie në 46 për qind rritje të energjisë.
Vendosni një qëllim: Vendosja e një qëllimi të caktuar luan rol të madh, dhe efekti nuk hiqet edhe kur ta arrini atë synim!
Ushtroni në mëngjes: njerëzit të cilët janë rregullisht aktivë janë më të prirë të ushtrojnë në mëngjes. Nuk dihet arsyeja për këtë, por një hipotezë thotë se njerëzit përtojnë të ushtrojnë kur bie terri!

RECETA E SUPES DIMERORE ME XHINXHER DHE HUDHER, Që lufton gripin, ftohjen, zbut sekrecionet dhe infeksionet e sinozitit

Kjo recetë e shijshme tradicionale “mjekësia në një filxhan” do t’ju japë gjithçka që ju nevojitet për të qëndruar i mbrojtur dhe për të mbajtur trupin tuaj të plotë energji këtë dimër.

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, çdo përbërës që hahet direkt lidhet me një pjesë specifike të trupit ose funksionit trupor. Duke thënë këtë, çdo individ është i ndryshëm dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të dëgjoni trupin tuaj dhe të zgjidhni ushqimet që janë specifike për simptomat tuaja.

Ginger është një nga ato ushqime që shkaktojnë një efekt ngrohjes në trup. Kur mendojmë për muajt e verës, ne e shoqërojmë atë kohë të vitit me ushqime të freskëta, si kastravec dhe domate. Kur shqyrtojmë ushqimet gjatë muajve të ftohtë të vitit, duhet të mendojmë për ngrohjen e erëzave të tilla si xhenxhefil, kanellë dhe supave të ngrohta.

Shtimi i hudhrave e bën këtë recetë një shërim të sigurt dhe parandalimin e sëmundjeve të tilla si gripi, të ftohtit të zakonshëm dhe infeksione të ndryshme të sinuseve që mund të ndikojnë më lehtë në trup gjatë dimrit.

Më poshtë është një recetë fantastike që kombinon vetitë shëruese të hudhërës dhe xhenxhefilit, me cilësitë e shëndetshme, të shëndetshme dhe ngrohjen e një vakt të shijshëm dimëror.

Përbërësit:

4 qepë të njoma – të prerë imët
50g feta rrënjë xhenxhefil i grire imët
2 thelpinj hudher- te qeruar dhe grire
7 filxhanë lëng supë pule
1 spec djegës i mesëm
Kërpudha – fakultative

Metoda:
Vendosni qepë, hudhra, kërpudha (nëse përdorni) dhe xhenxhefil në një tigan të madh dhe i gatuani në një nxehtësi të ulët për 2 minuta.
Shtojani te tjerat në vlim.
Butësisht zieje derisa të gjithë përbërësit të jenë zbutur.
Shtoni spec djegës dhe zieni për 5 minuta më tej, para se të shërbeni me bukë të theku dhe pak leng limoni

Ti (Elvis Naçi) bërë këtë MËKAT…

Nuk kam degjuar aq shume ligjerata te Elvisit sa degjova keto dy dite per te kapur nese vertete e ka thene ne kontekstin qe u perfol? Degjova aq shume lavderime per femren ne pergjithesi, e krahasuar me parajsen, nen kembet e saj parajsa. E te them te drejten t’i kishe thene pas ketij “skandali” qe t’u zbulua pas dy vitesh do mendoja se ke dashur te rregulloje ate qe ke thene. Por ligjeratat e tua jane prej vitesh, e qendrimet e tua dihen ne mbare shqiptarine. Ajo qe me ben pershtypje eshte qetesia dhe gjuha jote miqesore e ketyre diteve edhe pse dikush tjeter mund te merzitej e te shperthente ne akuza per ata qe e kritikojne, po jo ti se bere jo! I ke vene ne pozite te veshtire ndaj femres sepse aq shume e lavderon ti, sa nuk munden t’ia japin te drejtat qe meritojne si nene, si bashkeshorte, si moter, si vajze…
Nuk degjova ne asnje video gjuhe te urrejtjes por vetem te bashkimit, te dhembshurise per jetimin, per te varferin, per nevojtarin. Burim i shembullit te bamiresise, mjafton te vizitosh faqen tende ne FB.
Te kerkoj ndjese qe po te permend emrin, por nuk munda te hesht per mekatet e tua.
Ti Elvis ke “mekatuar” kur hape mencen sociale, ushqen njerez te moshes se trete. Ushqen nenat tona ne moshe, mbase dikush qe cirret per te drejtat e gruas e ka harruar aty nenen ose ndonje nuse e ka perzene, si efekte te modernizmit.
Menca qe ti ushqen te varferit nuk u be lajm. Asnje nuk shkruajti edhe kishe video qe u pa nga 1milion e 700 mij shqiptare.
Ke nje mence sociale per femijet qe vijne nga fshatrat e thella te Krrabes, aty ka shume vajza, u ke vendosur transport qe te mos mungojne ne shkolle, hajne dreke falas, i ke vendosur dhe mesuese te bejne detyrat. Ne te kritikojme e ti “dhunuesi” i grave i jep mundesi te shkollohen sa me mire per t’i integruar ato vajza te lena ne harrese ne shoqeri. Ne kete shoqeri keto quhen mekate. Ti vazhdon te “mekatosh” duke ndihmuar me ushqime jetimet çdo muaj, mes tyre shume vajza, u blen artikujt shkollore, qe tua lehtesosh atyre te qenurit pa prinder. Mes jetimeve ka shume nena te reja qe nuk kane asnje mundesi t’i ushqejne femijet e tyre, e ti u behesh shprese… Ti vazhdon te “mekatosh” duke ndihmuar pensioniste, mes tyre shume nena duke u cuar ushqime, i viziton, rri me ta, u qan hallin…
Videot e tua kane nxitur shume shqiptare t’i shtrijme doren e bamiresise dhe ndihmeses per njeri tjetrit, por nuk jane lajm. Lajm eshte kur vritet dikush, jo kur shpetohet nje jete, lajm eshte kur rrihen dy deputete ne studio, jo kur ushqen qindra te varfer, ndaj sot pas shume perpjekjeve e “gjetem dicka” edhe per ty, se ne “engjejt” nuk i durojme dot “mekatet” e tua Elvis…
Pershtati: Evisa Zeqa