Biri im, hyrja në xhen’net është falas, ndërsa në zjarr është me para!!

Një ditë gjyshi i tha nipit të tij:
Biri im, hyrja në xhennet është falas, ndërsa në zjarr është me para.
I riu e pyeti: e si kështu o gjyshi im?!
Gjyshi ia ktheu: Ai që luan bixhoz, paguan para, ai që konsumon alkool, paguan para, ai që shkon pas kurvërisë, paguan para, ai që përdorë drogë, paguan para…

Kurse për të hyrë në xhennet, nuk të duhen para, ngase ai që dëshiron të falet, falet pa paguar para, ai i cili dëshiron të agjërojë, agjëron pa para, ai i cili urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja, nuk paguan para, ai i cili i bënë istigfar Zotit, nuk paguan para, ai që e ulë shikimin nga harami, nuk paguan para…, andaj a dëshiron të paguash para dhe të shkosh në zjarr, apo të shkosh në xhennet pa paguar asgjë?!

Sa i mirë ishte gjykimi i plakut!

• Edhe ky mesazh të erdhi falas, prandaj shpërndaje edhe ti falas!

Halil Kastrati: Dite shume e rende edhe per ne (Emocionale)

Halil Kastrati shkruan ne faceook:

Dite shume e rende edhe per ne  No Coment

Pa babe e pa nene, pa vella e pa moter
Ne varferi te madhe edhe pa voter

“ Skam me ke te bej muhabet
Skam me ke ta qaj nje dert
Edhe buka veç vet nuk hahet
Ahh, edhe loti ne sy spom thahet

Prape se prape diita disi kalon
Nata o vella shume pom shtrengon
E lus gjumin tme vjen me shpejt
Por aj ste vjen kur don ti vet

Jeta ime plote halle e merzi
Nkater mure i mbyllur nvetmi
Zoti Madh Ty tqofsha fale
Ty te jam mbeshtetur, me bej hall

Ne sot ja beme surprize ndertimin e shtepise se re
Gjetem perkrahje edhe per ta punesuar
Lusim Zotin ta gjen nje rob te hajrit dhe ta mbush shtepine plote

Pamjet shume prekese dhe cdo detaj tjeter do to bejme publike javen tjeter

Bamiresit Zoti kurr mos i humbte

Gjeniu 6-vjeçar nga Kamenica që flet 7 gjuhë

Amar Lenjani nga Karaçeva, fëmija superior me koeficient të inteligjencës 131.

Telefonin e mban në dorë në mënyrë që të arrij të identifikoj të gjitha flamujt e shteteve që i gjen në bazë të aplikacioneve telefonike.

Amar Lenjani gjashtë vjeçari nga Karaçeva e Kamenicës është fëmija superior i cili di të flas 7 gjuhë të botës, raporton T7.

Përpos shqipes dhe anglishtes gjuhë e veçante për të janë edhe rusishtja e greqishtja.

Amari i cili duket se është poliglot di edhe të shkruaj shumë mirë gjuhët që i flet.

“Flas anglisht, gjermanisht, rusisht, greqisht, indisht, portugalisht, serbisht”, ka treguar Lenjani.

Ai madje edhe pse është gjashtë vjeçar arrijnë të di se kush udhëheq me qeverinë e kush është president i Kosovës.

“Kryeministër i Kosovës është Ramush Haradinaj, e presidenti është Hashim Thaçi”, ka thënë Amari.

Gjashtëvjeçari superior di që alfabetin e gjuhës angleze të shprehë edhe me gjuhën e shenjave.

Vijimi i mësimeve në klasën e parë tashmë për të nuk është interesant sepse ai ka dëshirë të jetë dy klasa më lartë se sa që është aktualisht.

“Unë du me shku në klasë tretë se aty mëson ma shumë matematik, e klasa e parë nuk është shumë e mirë”, është shprehur gjashtë vjeçari.

E kjo është vërtetuar edhe nga psikologët të cilët i kanë matur atij inteligjencën.

Inteligjenca e gjashtë vjeçarit është 131 IQ.

Prindërit tregojnë që djali i tyre ishte i veçantë qysh kur ishte edhe më i vogël.

“Amari kur ka qenë katër vjeçar ka ditë të shkruaj e të flas anglisht po edhe shqip. Në fillim na ka fol veç anglisht, për neve ka qenë e vështirë sepse ne jo krejt e kemi ditë anglishten”, ka treguar për T7 nëna e Amarit, Valmira.

Madje ajo tregon se rekomandimi i mësueses së Amarit ishte që të bënte një test psikologjie.

“Kur Amari ka nis shkollën, klasën e parë mësuesja ka pas me të probleme se nuk iu ka dok shkolla interesant e as mësimet. Mësuesja e ka vrejt që Amari është ma i veçantë se nxënësit e tjerë edhe na ka rekomandu me çu me ja bo një test. Testi i inteligjencës i ka dal 131 IQ, e që e bënë këtë fëmijë superior”, ka thënë Valmira Lenjani.

Dëshira e Amarit është që kur të rritet t’i shërbej atdheut nën uniformën e ushtrisë së Kosovës.

“Unë kur të rritem du me u bo ushtar”, shprehte vazhdimisht këtë dëshir gjashtë vjecari.

Amari i cili ligjërisht gëzon moshën gjashtë vjeçare sipas raportit mjekësor ai duhet të jetë 8.10 vjec.

Fëmijët si Amari në Kosovë janë të rrallë por që kanë mungesë të përkrahjes institucionale.

https://youtu.be/KFkWgLX2aq4

Iluzioni optik që tregon sa të rinj jeni me moshë

Truri i njeriut është organi më i fuqishëm.

Të jesh në gjendje të përpunosh informacione ndryshe nga speciet e tjera na ka lejuar të ndërtojmë qytetërime në mbarë botën dhe madje të marrim hapat e parë në hapësirë.

Por kjo nuk do të thotë që truri ynë është gjithmonë në gjendje të rregullt.

Një tjetër iluzion i famshëm optik, me titull “Gruaja dhe nusja ime nënë”, mund të zbulojnë se sa i vjetër është një person.

Në foto, njerëzit ose mund të shohin një grua të re, që largohet, ose një grua më e vjetër që kthehet në të majtë.

Ky imazh u bë i famshëm pasi u botua në revistën amerikane Puck në vitin 1915.

Tani, një studim i quajtur “Perceptimi i një figure të paqartë ndikohet nga paragjykimet shoqërore të moshës” sugjeron se të rinjtë kanë tendencë ta shohin më parë gruan e re, ndërsa personat më të vjetër do ta shohin gruan më të vjetër.

Bakllava e shpejtë Receta

Përbërësit
4 vezë (2 te plota kurse 2 vetëm të verdhat)
1 gotë uji qumësht (ose kos)
1 lugë sheqer
Pak kripë
1 gotë uji vaj
1 pluhur paste (pecive)
miell derisa të trashet brumi
300 gr arra te coptuara, sa më imët
800 gr nisheste
PER SHERBETIN:
1 kg sheqer
1 lt ujë

Hapat
1
Ne nje ene me te thelle qiten vezet,qumshti(kosi),sheqeri,kripa,vaji,dhe ne fund qitet miell derisa te trashet brumi te perzier me pluhur paste.

2
Nga ky brum duhet te dalin 60 toptha te vegjel .

3
Pasi te pushoi pak brumi tehollohen nga 5 kuleq ne madhesi te pjates se vogel dhe seciles i qitet nga nje grusht i mbyllur nisheste dhe pasi behen 5 ne nje vend atehere rriten me tehollus ne madhesi te tepsise dhe keshtu vazhdohen derisa te kryhen te gjith kuleqt .

4
Me rendesi eshte qe qdo peseshe te tehollohet menjehere sepse nese qendojne atehre eshte me veshtire te tehollohen.

5
Pasi te jene teholluar te gjitha petet mund ti leme per nja 2 ore te qendrojne ne ndonje vend te fresket dhe pastaj i renditim ne tepsi ku do ti pjekim nga 20 pete dhe arra dhe pastaj prap 20 pete dhe arra .

6
Ne fund i qitet margarina e shkrire dhe piqet pet 3 ore ne temp.150 grade.

7
Gjate kesaj kohe pak para se ta nxjerrim bakllaven nga furra e ziejme sherbetin dhe ia qesim sherbetin e nxehte bakllave e nxehte.

8
Para se tia kthejme sherbetin ia qesim nje gote uji te ftohte (gote e qajit te rusit) qe mos te kristalizohet sheqeri pastaj.

9
Sipas deshires i shtohet edhe limon ne sherbet.

Qofte shtëpie

Qofte shtëpie (Receta nga Leonora Pane)

Përgatitja:

1 kg mish të grirë,
1 qepë,
3 thelpinj hudhër,
rigon,
piper të zi,
4 feta buke për tost dhe kripë.
Përgatitja:

Merni mishin dhe hidheni në një tas dhe shtoni qepën dhe hudhrat të fruluar me një frulatore, pastaj hidhni rigonin, piperin, kripen dhe bukën pasi ta keni lagur me ujë dhe shtrydhur mirë, perzjeini mirë të gjitha e merni nga një pjesë dhe jepini formë të rrumbullakët ose të gjata si në foto e kështu me rradhë të gjitha, mund t’i skuqni në tigan me vaj ose në zgarë se bëhen shumë më të mira në zgarë të pjekura.