Veprat që fshijnë mëkatet dhe ngritin shkallët

Muhammedi s.a.v.s. e ka shfrytëzuar çdo rast që sahabët e tij por me këtë edhe neve të na mësojë për gjërat e vlefshme dhe të dobishme për jetën e besimtarit. Do ta kujtojmë një situatë të tillë të cilën në detaje na rrëfen sahabiu i njohur, Muadh ibn Xhebeli r.a.

I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., një mëngjes u vonua në namazin e sabahut saqë gati e vërejtëm lindjen e diellit. Erdhi shpejt dhe shkurtoi leximin gjatë namazit. Pasi dha selam tha: Qëndroni në safët tuaj ashtu siç ishit. Pastaj u kthye kah ne dhe vazhdoi:

– Do t’u tregoj përse u vonova sot. U zgjova, morra abdes dhe i fala ato që jam urdhëruar. Më pas u kota dhe papritmas u gjeta para Zotit tim. Më thirri: Muhammed! Ndërsa unë thashë: Të përgjigjem, Zoti im!

Më pyeti: Për çfarë po bisedojnë grupi më i lartë i melekëve (meleul-e’ala – grup i melekëve i cili me urdhërin e Allahut kohë pas kohe bisedon në qiell për ardhmërinë dhe për atë që Allahu xh.sh. u ka dhënë dituri)?

U përgjigja: Nuk di!

Tri herë më pyeti e pastaj vërejta që vendosi dorën e Tij në mesin e shpatullave të mia, ashtu që ndjeva ftohtësinë gishtërinjëve të Tij në mesin e gjoksit tim. Atëherë mu zbulua çdo gjë dhe njohuria. Përsëri më tha: Muhammed! Ndërsa unë thashë: Të përgjigjem, Zoti im!

– Për çfarë po bisedojnë grupi më i lartë i melekëve?

– Bisedojnë për veprimet të cilat fshijnë mëkatet!

– Cilat janë këto veprime?

– Këto janë hapërimi kah xhamia, qëndrimi në xhami pas namazit dhe marrja e abdesit në rrethana të vështira.

– Për çfarë përsëri po bisedojnë?

– Për veprat me të cilat ngriten shkallët (derexhet)!

– Cilat janë këto vepra?

– Ushqimi i të uriturit, të folurit e butë dhe falja e namazit natën kur njerëzit tjerë flejnë.

– Kërko nga unë çfarë të duash!

– O Allahu im, kërkoj nga Ti të bëj vepra të mira, ndërsa t’i lë veprat e këqija, t’i dua të varfërit, që të më falësh dhe mëshirosh, dhe kur dëshiron një popull ta vësh në sprovë, të më vdesësh të pasprovuar. Kërkoj nga Ti që të dua Ty, ta dua atë që të do Ty dhe të dua veprat që do të më afrojnë kah dashuria Yte!

Pejgamberi s.a.v.s. atëherë tha: “Vërtet kjo (ëndërr) është e vërtetë, andaj lexoni këtë lutje!”

Nga ky hadith tejet i bukur mund të mësojmë shumë. Mirëpo, dy detaje më të rëndësishme padyshim dy situata janë që bisedojnë melekët e ndershëm. Së pari është thënë që bisedojnë për veprat që fshijnë mëkatet dhe është interesant që të gjitha këto vepra janë të lidhura me namaz. Këto pra janë hapërimi në xhami, qëndrimi në xhami pas namazit dhe abdesi në rrethana të vështira. Këto tri situata fshijnë mëkatet. Në fund, këtu janë tri momente që ngritin famën dhe derexhet tona te Allahu xh.sh. e këto janë të ushqyerit e të uriturit, të folurit e butë dhe përsëri namazi natën kur shumica e njerëzve flejnë. Dhe krejt në fund lutja që rekomandohet ta mësojmë dhe ta lexojmë sa më shpesh.

Andaj, mos të bëhemi indiferent ndaj këtij hadithi, por të shërbehemi me këshillat dhe mesazhet e tij. Lutemi Allahut që të na bëjë prej robërve të Tij të sinqertë dhe me mëshirën e Tij të na fut në Xhennet.