Dhikri i mengjesit dhe mbremjes!!!

Elhamdulilahi vahdeh,ve salatu ves-selamu ala men la nebijje badeh.

Falenderimi i takon vetem All-llahut,meshira dhe shpetimi(i All-llahut),qofshin mbi ate te cilin ska me pejgamber(Muhamedin-salALLAHU alejhi ve selem).

Transmetohet nga Enesi se pejgamberi salALLAHU alejhi ves-selem ka thene”Te ulem me nje popull qe e permend Allahun prej namazit te sabahut deri sa te linde dielli,eshte me e dashur per mua sesa ti liroj kater rober prej bijve te Ismailit dhe te ulem me nje popull i cili e permend ALLAHUN prej namazit te ikindise e deri sa te perendoje dielli eshte me e dashur sesa ti liroj kater rober.

All-llahu eshte Nje,ska Zot tjeter pervec Atij,Ai eshte mbikqyres,i Perhershem dhe i Perjetshem.Ate nuk e ze as kotja as gjumi;Gjithcka qe ka ne qiej dhe ne toke i takon vetem Atij,kush mund te ndermjetesoje tek Ai pos me lejen e Tij,Ai di te tashmen qe eshte prane tyre dhe te ardhmen.Nga ajo qe Ai di,te tjeret dijne vetem sa Ai ka deshiruar.Kursija e Tij perfshin qiejt dhe token,kurse kujdesi i Tij ndaj te dyjave nuk i vjen rende,Ai eshte me i Larti ,me i Madhi.

Suret te lexohe;kul huvAllahu,fele dhe nas(nga 3 here).

E arritem mengjesin,falenderimi i takon Allahut,nuk ka te adhuruar tjeter pervec Tij,i Cili eshte Nje dhe i Pashoq,Atij i takon sundimi dhe falenderimi,Ai eshte mbi cdo send dhe eshte i Plotfuqishem.O Zot,kerkoj mbrojten tende nga pertacia dhe mendjemadhsia.O Zot prej Teje kerkoj te miren e kesaj dite dhe diteve te tjera,dhe prej Teje kerkoj mbrojtje nga e keqja e kesaj dite dhe diteve te tjera.O Z ot me mbro nga denimi i xhehnemit dhe denimi i varrit.

Ndersa ne mbremje thuhet; O Zot kerkoj te miren e kesaj nate dhe neteve te tjera dhe kerkoj mbrojtjen Tende nga e keqja e kesaj nate dhe neteve te tjera.

O Zoti im,me emrin Tend e arrijme mengjesin dhe me emrin tend e arrijme mbremjen,me emrin Tend ngjallemi dhe me emrin Tend vdesim,dhe tek Ti eshte kthimi.

Ndersa ne mbremje thuhet;me emrin Tend arrijme mbremjen dhe me emrin Tend arrijme mengjesin,me emrin Tend ngjallemi dhe emrin Tend vdesim,dhe tek Ti eshte tubimi